Opinion

Flamur Vezaj ngre dyshime: Tahiri “shiti” një ish-kolege, mesazh për të tjerët…

Gazetari Flamur Vezaj me anë të një statusi në Facebook-un e tij ka komentuar deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit lidhur me radarët para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Vezaj tha se Tahiri “shiti” një kolege, duke nënkuptuar duke ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin duke aluduar se ky mund të ishte një mesazh për të tjerët nëse ai dënohet nga Gjykata.

“Tahiri, e “shiti” një ish-kolege! Por a thua ishte mesazh edhe ky për të vazhduar me tjerët nëse Gjykata e dënon!??Pse u kujtua tani dhe përmendi shkresat e radarëve dhe ish-ministren Kodheli?! Pse e mohonte kohë më parë këtë problem dhe tani e publikoi vetë!? A kishte dijeni për këtë problemin e radarëve kryeministri!? Çfarë mund të presësh nga një njeri që i mohon/pohon pjesëtarët e familjes sipas interesit, kështu që mos prisni çudira se është rrugë e gjatë deri në vendimin e Gjykatës së Apelit!,”-shkruan Vezaj.

Postimi i plotë:

Radaret, Ja qe krisma paska patur!!
Radaret jane damka e zeze qe do te rendojne gjithmone mbi ish-Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli! Pas vetmbrojtjes se Sajmir Tahirit duke e “shitur” ish-kolegen Kodheli, kjo e fundit u turr me vrap ne studio televizive (se ishte zhdukur) per tu mbrojtur! Mes tjerash deklaratat e Tahirit i cilesoi si “gjuajtje nen brez”! “Keto gjuajtjet nen brez, “e kam njoftuar, e dinte Mimi, i kam nis shkresa” jane jasht cdo diskutimi…-tha Kodheli mes tjerash ne News24 duke justifikuar veten per akuzat e fikjes se radareve!

Por ajo nuk shkoje pa dashje edhe me tej, duke tentuar te shpjegoi funksionimin e radareve, zbuloi se radaret ne kohen e saj (me apo pa leje) monitoronin hapesiren detare vetem atehere kur skafet ktheheshin nga Italia pasi ishin shkarkuar!!! “…Radaret e ushtrise jane te programuar te kontrollojne levizjet e mjeteve (monitorojne) 1 milje nga bregu dhe pertej kesaj distance! Radaret e ushtrise jane te programuar te monitorojne ata (mjetet) qe vijne nga jashte territorit Shqiptare dhe jo e kunderta”-tha Kodheli duke i thene te gjitha vetem me keto dy fjali!! Pra radaret, sipas saj, nuk punonin per te monitoruar skafet kur niseshin me droge nga bregu, ajo ishte detyre e policise!!! Keshtu qe mu kujtua ajo shprehja e moçme “mos i pyet se kallxojne vet”!!


#Tahiri, e “shiti” nje ish-kolege! Por a thua ishte mesazh edhe ky per te vazhduar me tjeret nese Gjykata e denon!?? Pse u kujtua tani dhe permendi shkresat e radareve dhe ish-ministren Kodheli?! Pse e mohonte kohe me pare kete problem dhe tani e publikoje vet!? A kishte dijeni per kete problemin e radareve kryeministri!? Etj etj…e disa pyetje te tjera qe perseri do mbesin pa pergjigjie, pasi Tahiri eshte i zene me “konsultimet” per masen e denimit!
#Sa per pretencen e Tahirit, akuzat e mbrojtjen e tij, i kam thene me kohe, ku mes tjerash, cfare mund te presesh nga nje njeri qe i mohon/pohon pjesetaret e familjes sipas interesit, keshtu qe mos prisni çudira se eshte rruge e gjate deri ne vendimin e Gjykates se Apelit!
#Mos_qaj_kampion_se_do_na_mallengjesh#

Ditën e djeshme gjatë seancës tek Krimet e Rënda, Tahiri tha para togave të zeza se radarët e ushtrisë nuk punonindhe për këtë problem kishte vënë në dijeni ministren e Brendshme të asaj kohe, Mimi Kodhelin. Pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm, Kodhelitha se kur kishte marrë detyrën në shtator radarët i kishte gjetur të fikur. Sipas saj, Tahiri i kishte çuar letrën më tetor, ndërsa vetëm në dhjetor radarët kishin nisur punën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button