Categories Opinion

Flet eksperti: Rezervat e naftës në Shqipëri për 100 vjet, s’ka menaxhim

Në Shqipëri nuk ka një menaxhim të mirë të burimit të hidrokarbureve. Kështu u shpreh eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, i cili tha në studion e lajmeve në RTV Ora,  se rezervat e naftës në Shqipëri janë edhe përtej 100 viteve për konsum. Sipas tij nëse do të bëhej  një menaxhim i mirë i burimeve, çmimi i naftës në Shqipëri nuk do të ishte më shumë se 100-110 lekë për litër.

Enriko Ceko: Shqipëria renditet në 10 vendet që kanë çmimin më të lartë të karburantit në botë. 9 vendet e tjera nuk kanë burime hidro karburesh, ndërsa Shqipëria është vend që është burim. Edhe në Evropa pak vend kanë naftë. Ne duhet të jemi me fat.

Për momentin kemi gati 1 mln fuçi nafte në vit dhe mendohet që rezervat e naftës në Shqipëri të jenë edhe përtej 100 viteve për konsumin e sotëm. Ne duhet ta menaxhojmë mirë këtë burim që kemi. Një menaxhim i mirë i burimit është edhe mënyra si e konfigurojmë sistemin fiskal për atë burim.

Nëse do ti referohemi çmimit të naftës, jemi tek 175-178 lekë. Nga ky çmim, pothuajse gjysma ose çik më shumë se gjysma janë taksa. Pjesa kryesore e ngarkesës së taksave në çmimin e karburanteve është akciza. Akciza është pothuajse 90% e çmimit me të cilin hyn nafta në Shqipëri. Psh., nëse nafta në Shqipëri hyn me 60 lekë, akciza është 45-50 lekë. Kjo është një ngarkesë e lartë për çmimin e karburantit. Kjo paguhet në moment. Importuesi i naftës përveç akcizë do të paguajë edhe  TVSH në doganë që është 20%. Do paguajë tatim fitimin i cili varion sipas llojit të karburantit dhe shkon deri në 25 lekë për litër, pastaj vijnë taksa të tjera, ku më kryesore është taksa për mjedisin. E gjithë kjo ngarkesë për tu paguar për një litër naftë është 85-90 lekë. Nëse ne do të kishim një sistem të mirëorganizuar të nxjerrjes, të magazinimit, përpunimit dhe tregtimit të hidrokarbureve në Shqipëri me cikël të mbyllur brenda territorit të Shqipërisë, çmimi real për një litër naftë për konsum të makinave duhet të ishte 100-110 lekë, sepse do shmangej akciza dhe TVSH në doganë. Do kishte një TVSH tjetër po do ishte e një natyre tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME