Categories Opinion

Forca e huaj që vlen më tepër se zëri ynë në shtepinë tonë…

Nga B.B

Forca e huaj qe vlen me teper se zeri yne ne shtepine tone… U trumbetua me te madhe prej mengjesit te dites se sotme nje operacion nderkombetar, ndershteteror i cili coi perpara drejtesise jo vetem ata qe e shkelin si menyre jetese por edhe disa prej atyre qe do duhet te bejne drejtesi per profesion, por kjo u sherben vetem per fasaden dhe per ta shfrytezuar drejtesine dhe kete vend pa skrupuj, e pastaj komplimentohemi nga te huajte se kemi kapur, arrestuar e ndaluar drejtesiberesit tane, nuk e di cila pjese eshte me absurde ne gjithe keto lajme. Kane patur nje shprehje Italianet “jo te gjithe italianet jane mafioze”, sot degjon shqiptaret kudo qe jane qe thone “jo te gjithe shqiptaret jane te korruptuar”, eh jo te gjithe jo, por te gjithe e dine cfare behet, nga kush ne vendin tone dhe per cudi, reagojme kur na troket komshiu.

Nje nenkomisar i cili bente trafik nderkombetar, e tmerrshme eshte percaktim i vogel per ate qe perfaqeson ligjin, te drejten, kushtetuten, e turpshme per uniformen. Nje prokuror i cili dhe ketu historia behet interesante, sepse eshte personale, kerkon te denoje padrejtesisht dhe persekuton njerez te ndershem, te drejte dhe me ligjin ne vend te pare, sot eshte ne pranga, cfare cudie… faleminderit Dia Italiane, Spak, Antimafia qe i treguat qytetit tim dhe kesaj shoqerie e ketij shteti ate cfare njerez te thjeshte si une kane vite e vite qe e pesojne dhe e dine.

Dua tju tregoj historine e nje vajze naive, te thjeshte, te drejte qe besonte beson edhe sot te e drejta dhe ligji, me shume te ai i natyres sot per te marre secili hakun e tij. Shume vite me pare zoti prokuror sot i deklaruar kriminel, me ka bere te qaja e te kerkoja perse, cfare kam bere qe te me persekutosh, te me akuzosh padrejtesisht, te me therrasesh sa here te teket me shkresa lart e poshte zyrave vetem sepse mundesh, te flasesh, te shpifesh e te kerkosh me tej miqesi e afrimitet sepse ti ke pushtet, ti i nderuar je ai i ligjit, ai i te drejtes, ai i zbatueeshmerise, kushtetueshmerise? Sot e dine te gjithe kush je, une e di prej shume kohesh dhe po te kujtoj sot fjaline qe te kam thene dikur e ndoshta kupton kush jam, e sa poshte je ti perpara meje e cdo njeriu te drejte qe ke marre neper kembe e ke tallur me veshjen tende zyrtare”

Mos i bjer me qafe njeriut te drejte, sepse ne mos ai jeta do te te beje te paguash dhe me mua po ben padrejtesi”, ja pra i nderuar ti ke nisur te paguash falsitetin tend, sot ti ke treguar qe jo vetem nuk ke sherbyer kurre te mires por e ke shperdoruar besimin e dhene sepse qe te besh mire duhet te jesh i tille. Sot shoqeria Shqiptare duhet te ishte ne kembe dhe cdo organ duhet te bej ate qe ben Dia dhe antimafia e te degjojne zerin e cdo shqiptari te shtypur e keqtrajtuar nga ata te veshurit me kostumin e drejtesise, sepse mund te veshesh nje dru me te po eshte dru ne thelb dhe mund te veshesh nje te kalbur bukur por kjo nuk i heq kalbesine e kete kemi bere, e pranuar ne ne strukturat me te larta kemi veshur kriminelat me kravate duke menduar qe ju kemi dhene shpirt, zemer e dashuri per te bere mire e per te qene me te mire, jo zoterinj dhe jo zoterinj kush eshte i kalbur nuk e ndryshon nje kemishe e as nje karrige me e mire.

Sot shoqeria shqiptare duhet te ishte ne kembe sepse nuk ka me sens te mos kete nje opinon e nje ze, dhe te presim komshiun te na pastroje shtepine e te na thote kur e kemi mire apo jo, jo zoterinj jo keshtu nuk shkon e nuk duhet te vijoje. Sa per mua e di qe jeta eshte ne thelb e drejte edhe pse plot hapesira per njerez te padrejte si ty e per vuajtje e lot per ata qe kane shpirt, por e di qe nje dite do te te shoh perballe dhe ah cfare figure ti, cfare figure ti zoteri, sepse une mund te kem vuajtur prej atyre si ty e prej teje por kam e do te kem gjithnje kenaqesine e te qenit ndryshe, mijera vite drite larg asaj qe je ti dhe ata si ty, une do te jem perhere drite , gjithnje pasterti nga ajo qe ti e ke frike , nga ajo qe ti as cfare eshte nuk e di.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME