Categories Opinion

Gent Zenelaj: Shqipëria nuk bëhet, ne duam të jemi të gjithë mbretër

Aktori Gent Zenela ka folur pa dorashka dhe është shprehur i revoltuar me aktualitetin në Shqipëri. Ai thotë se ky vend nuk bëhet, sepse ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë. Ne nuk na pëlqen ta bëjmë Shqipërinë sepse ne duam të jemi të gjithë mbretër. “E them përditë, përditë. Nuk duam ne ta bëjmë. Ne na pëlqen mender teje ajo gjëja… se është e ngrohtë. Mban pak erë por është e ngrohtë.

Ne jemi zhytur deri në fyt por nuk na bezdis era, se jemi me Covid. Nuk ndjemë gjë nga hundët dhe na pëlqen se jemi ngrohtë. Ky është një popull që nuk do të bëhet. Ti mendon se Shqipëria nuk do të bëhej për 6 muaj nëse do të donte?!

Kjo rini vitale që mëson një gjuhë të huaj brenda tre vitesh. Kjo rini që nëpër botë janë nxënës ekselentë, janë nëpër botë mjekë e inxhinerë të mirë. Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë. Ne nuk na pëlqen ta bëjmë Shqipërinë sepse ne duam të jemi të gjithë mbretër.

Nuk mendojmë të na udhëheqë tjetri, themi dua ta bëj vetë. Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë. Ia kemi lënë këtyre që kanë 30 vite që bëjnë gallatë. Kjo është gallatë e madhe dhe unë si aktor marr spunto për personazhet e mija. Këta janë gallatë e madhe.

Janë njerëz që ne po na japim brumë. Unë do të kem brumë dhe për nja 30 vite në aktrim. Njerëz të tillë meskinë, të pafytyrë, baltosës, përdhunues, mashtrues, gënjeshtarë. Sot të shajnë nesër të përqafojnë. Këto janë personazhe të Rikardit III miku im, janë personazhe shekspiriane”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME