Categories Opinion

Henri Çili, ky v rasës me pagesë që kë rcënonte Kongresin e PS …

Nga Artur ZHEJI

Kishte kërcënuar dhe rrezikonte në mënyrë kriminale, të fshehtë dhe hipokrite, me pushkë dhe me penë, Kongresin e suksesshëm të Edi&Linda Ramës, të mbajtur në Pallat të Kongreseve, e nën siglën e Pastiçerisë Socialiste!

E arrestuan pra më në fund, vrasësin serial, fytyrën më kriminale të Shqipërisë së fshehtë, Henrin, apo Naimin, si dhe ja kujtojnë dashamirësit e tanishëm, emrin e tij të origjinës.

Banda e tij, themeluar në errësirat e bodrumeve më të errta, me një organizim kompleks, që si një oktapod gjigant kontrollonte dhe zhvaste të gjithë vendin, duket se u mbërthye në mënyrë spektakolare, u çmontua dhe koka e krimit u arrestua e është tash pas hekurave.

Henri Çili, kjo fytyrë e frikshme, ideator i bandave Kçkëiste të Shqipërisë, ky gjarpër i fshehur, ky vrasës i shumëfishtë, poliagjent, themelues i disa (gjashtë për saktësi) grupeve të strukturuara kriminale, të njollosura me gjakun e pafajshëm të shumë shqiptarëve, tani, falë Reformës në Drejtësi, falë Rilindjes që na Rilindi të gjithëve, gjendet sot në qeli!

Në një qeli të ftohtë, në të njejtën qeli, të thellë e të ndyrë, të banuar nga minj dhe lakuriqë nate, ku dhe, do të përfundojnë të gjithë armiqtë që ka pasur, ka, e do të ketë, Shqipëria jonë Socialiste!

Fëmijë të lumtur të Shqipërisë, tani e tutje shikoni dhe bëni “like”, Kongresin e Partisë Socialiste, fytyrat e qeshura të Edit, të xhaxhi Gramozit dhe të xhaxhi Gjushit, lërini kartonat dhe lëreni Tomin dhe Jerry-n, ndiqni Kongresin! Gëzojuni dhe brohorisni pra, për të ardhmen tonë të pandalshme e moderniste!

Sepse, Henri Çilin, falë syrit të mprehtë të Organeve tona, është tashmë në duart të sigurta!

Henrin, këtë përbindësh që hante çdo mëngjes një foshnjë të skuqur me gjalpë, në drekë, thyente një Bankë dhe në darkë, vetë gostitej me verë, përzier më gjakun e Partisë (që për pak I zuri besë këtij armiku), i është dhënë vendi i merituar, në qeli.

Luani pra, lumturisht dhe lirisht, me besimin e patundur te Partia Mëmë, ju fëmijë, nëna dhe baballarë të Republikës sonë, krejt lirisht parqeve dhe klubeve!

Droga u zhduk!

Vrasjet nuk do ketë më, në vendin tonë të bekuar nga kjo qeverisje, sepse vrasësi serial, apo Nona, dhe organizatori djallëzor i të gjitha vrasjeve në Republikën tonë, u zbulua, u dreqos dhe u prangos, mbas një pune shëmbullturore të organeve kompetente, zbuluese, ndëshkuese, arrestuese dhe demoralizuese…

Por, askush të mos harrojë, se organizatat kriminale, të cilat do të shkulen, një e nga një, (premtim solemn ky i Edi Ramës), e që nuk e duan të mirën e shqiptarëve, kanë rrënjë të thella dhe akoma capak përfaqsues, në mediat shqiptare.

Ata maskarenj, do përfitojnë edhe ca, nga mbrojtja e Evropës, por dihet, se ashtu si të gjithë armiqtë e Shqipërisë sonë Socialiste, herët a vonë, do ti kenë ditët e numëruara.

Organet kopetente, po punojnë për këtë qëllim!

“Dhe mbas Çilëve, do dëgjoni shpejt, edhe emra të tjerë, që do të bien në rrjetën e ndershme dhe të paanshme, të Drejtësisë së Reformuar Shqiptare”, është dëgjuar të thuhet në dhomat e pushtetit suprem, të Partisë… /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME