Categories Opinion

Je larg asaj që ishe Shqipëri, jemi larg të qenurit pasardhës të denjë Ilirë…

Nga B.B

Je larg asaj qe ishe Shqiperi, jemi larg te qenurit pasardhes te denje Ilire….. Nje plak i urte, i ndritte shpirti perjete dikur me ka thene” Ky popull do te vuaje gjate se ka prishur kishe e xhami”, oh jo nuk e kam fjalen per prishjen fizike te objekteve te kultit sepse ka raste te dokumentuara te tilla ne te gjithe globin dhe nuk jane si ne tani.

Ky popull eshte i mjere se ska me nje besim, ky popull zgjedh te kete frike dhe jo besim, deshire, miresi, ne sot jemi sic jemi sepse kemi humbur busullen e te qenit njeri. Te rinjte e te rejat tona kane frike ndeshkimin po u kapen dhe nuk jane te vetedijshem per cka eshte e keqe apo e mire. Ne quajme ne rregull cdo gje nese nuk e di njeri, mund te pranojme cdo paudhesi e cila nuk ndeshkohet, e cila nuk kapet , e cila mbetet ashtu sic po shkon shpirti yne ne erresire.

Nuk eshte vije e holle ajo midis te mires dhe te keqes, eshte nje mur kinez me ushtare te armatosur deri ne dhembe ndarja mes te mires dhe te keqes dhe lufta mes tyre behet ne shpirtin tone, ne mendjen tone, ne veprimet tona cdo dite. Ne zgjedhim friken dhe jo pergjegjshmerine, ne zgjedhim te keqen cdo dite, ne zgjedhim tia hedhim kujtdo per interesa cinike.

Nuk na prishen kishat 50 vjet me pare, na moren e na shkulen nga shpirti miresine, diferencen midis te drejtes dhe gabimit qe sot i kemi fshire. Jemi te gjithe burra te mire kur mashtrojme, shfrytezojme, vjedhim tjetrin perdite, jemi me te miret derisa nuk e di njeri. E veme rripin se kemi perpara polic jo sepse jemi te vetedijshem qe mbron jeten tone, polici vesh uniformen dhe ben trafik dhe nuk ta ngre zerin se ke telefon se ndryshe do te thyente turinj e brinje, sic i kane thyer shpirtin eproret shpirtkazma e te ligj qe ka ne drejtim. Prokurori eshte ligji derisa e sheh ne pranga sepse e ka shitur shpirtin per pasuri, ne kemi zgjedhur erresiren, kemi zgjedhur te keqen, ate qe ka emrin pushet, ligesi dhe cdo dite na ben me te pakenaqur, cdo dite jemi me pak njerez, cdo dite kemi me pak shpirt.

Ne jeten tone nuk ka me asgje te shenjte, as detyre, as moral, as besim, as ideale, as principe vec atij te te pasuruarit materialisht, ne kembim te shpirtit, ne kembim te shitjes se fisnikerise. Nuk besojme me as te virtyti, eshte i budallenjve degjojme perdite, nuk besojme me tek asgje e mire, por duam te rrisim ndryshe femijet. E tmerrshme, e dhimbshme si ne zgjedhim perdite padrejtesine, frika e ndeshkimit na mban nga te qenit njerez qe skane skrupuj e skane kufij dhe cuditerisht ka ndonje feksje drite per te cilen themi se jemi krenare qe jemi pasardhes Ilire, e ckemi ne te perbashket me ta? Ne braktisim shtepine tone perdite dhe bejme hyzmeqarin diku larg, qe pastaj te tundim salltanetet kur te vijme ne shtepi.

Ne shajme e fyejme perdite ke ka nje gjak me ne dhe komshiut i themi se jemi fisnik. Ne shesim e tregtojme gjithcka mundemi per pak pasuri. Ne nuk njohim limite njerezimi dhe prekemi kur na thone – nuk je njeri. Ne kemi ne krye njerez pa moral dhe etiketojme kucka gjithe femrat qe njohim, shajme cdo njeri qe ngjit ndonje shkalle dhe vete do benim cdo gje te ishim ne vendin e tij. Ne na bejne drejtesi adoleshentet e vonuara qe sfilojne ne Tik- Tok dhe nuk na pelqen kur femija na thote kush je ti.

Ne na vendos te drejten nje kriminel dhe mbajme ne burg nje qe vodhi pak energji. Ne i martojme cupat qe ti mbaje burri dhe duam qe te kene pavaresi. Ne shesim shpirtin per nje cante firme dhe na vjen keq kur shohim perbuzje perballe dhe respketin e presim nga te tjeter pa ditur qe se kemi per vete, sdime as kuptimin e tij. Ne drejtohemi nga ujqer pleq qe marifetet e kooperativave, vjedhjet, hilet, futjet, mashtrimet, imoralitetin na e tregojne si te rralle ndodhi. Te dashur duhet te qajme cdo dite per ato kisha, jo se na rrezuan ndertesat por se me to shperbene ate qe kishte te vertete, te bukur, te rralle, te shtrenjte Shqiptari: Fjalen, nderin, zakonin, dinjitetin, mikpritjen. Ate dite na zhveshen dhe i lame ta benin si sot nga fisnikeria , ajo qe vjen nga te qenit ilir.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME