Categories Opinion

Lufta me krimin… godet dhe Artan Fuga: Kam shumë qejf të tregoj ku i gjeta lekët për Audi-n tim në ’96

Profesori Artan Fuga ka komentuar aksionin Anti-KÇK, e cila ka zbritur në terren duke vënë në lupë të gjitha grupet e të fortëve, të cilët duhet të autodeklarojnë burimet e të ardhurave dhe mënyrën se si kanë arritur të ngrenë pasurinë.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Fuga shkruan se ky aksion i duket i pakuptimë.

Sipas tij, krimi është lënë të livadhisë lirshëm dhe tashmë po ngrenë një shtet policor me masa të rrepta. Fuga shton se edhe ai do të kishte dëshirë të deklaronte se ku i ka gjetur paratë për të blerë “Audi”-in e tij të vitit 1996.

“Unë sigurisht, duke qenë shumë dashamirës me të gjithë njerëzit e forcave të rendit si qytetar, duke i mbështetur në punën fisnike që bëjnë, jam krejt kundër që Policia të marrë kompetenca të jashtëzakonshme.

Nuk ka kuptim që nga njëra anë e lemë djallin të dali nga shishja dhe pastaj për ta rifutur thyejmë grykën e shishes duke gjakosur veten. Lemë krimin të marrë dhenë dhe pastaj marrim masa të jashtëzakonshme policore për ta përballuar. Nuk ndërtojmë dot shtet ligjor kështu.

Bëjmë dy gabime që trondisin shoqërinë: Edhe lemë krimin rrugëve, edhe ndërtojmë shtet policor, që edhe pse mund të veprojë kundër krimit mbetet përsëri policor.

Çdo qytetar ka të drejtë të ketë të drejta. Por, por, por, unë do të isha dakord që të gjithë shqiptarët të kishin detyrimin që të justifikonin brenda një periudhe ta zëmë njëvjeçare të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme që zotërojnë, kanë pas zotëruar, kanë dhuruar, kanë marrë dhuratë, kanë shkëmbyer, kanë lënë trashëgim, etj.

Këtu të futen të gjithë, deputetë, profesorë, akademikë, gazetarë, ish të burgosur, kryetarë partish, ish ministra dhe ministra, lypsarë, drejtorë, ish drejtorë, diplomatë, biznesmenë, të papunë, emigrantë që rikthehen ose kanë aktivitet në Shqipëri apo kërkojnë shërbime në atdhe! .

Një projekt që të zgjasë 5 deri në 10 vjet! Me konsensus mbarëkombëtar! Kontroll profesional dhe qytetar. Me juri mikse specialistësh, qytetarësh, dhe financierësh! Kjo bëhet me standarde dhe norma shumë të sakta që duhen përpunuar me shumë kujdes, të gjithëpranuara, dhe jo me aksion me punë vullnetare.

Cfarë kanë për të na dëgjuar veshët dhe parë sytë! Sa qejf kam të deklaroj se ku i kam gjetur paratë për të blerë Audin tim që e kam blerë okazion, pasi ka bërë 400 mijë kilometra, dhe është i vitit 1996!!!

Një xhevahir është! Kjo është sfida që të kemi një Shqipëri të pastër! Ta rinisim Shqipërinë pastërtisht,”– shkruan Fuga në Facebook.

Jo më larg se dje, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK.

Familjet Doçi dhe Bajri, ishin dy shënjestrat e qytetit të Shkodrës, ku iu sekuestruan super-vilat e anëtarëve që dyshohen se janë pjesë e grupit të Dukagjinit. Operacioni Forca e Ligjit nisi punë të hënën me Altin Hajrin, kreun e familjes Hajri të akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Hajrit iu sekuestrua kompleksi, garazhi dhe 3 shtëpi.

Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME