Categories Opinion

Mend sa për ushkuret, tjerat fat si Besa!

Në Shqipërine e mesme ka një shprehje popullore, ku thotë; “mend dua sa të lidh ushkuret e për të tjerat në jetë duhen FAT. E kjo shprehje vlen për Besa Shahinin, një bashkëmoshataren tonë nga Kosova, e cila një dite kishte mbetur e papunë në Kosovë dhe u zgjua ministre e arsimit në Shqipëri. Eksperienca e kesaj vajzë ishte punonjëse e njërës nga OJF e shumta që SOROS Foundation ka financuar në Kosovë në 21 vitet e fundit dhe aktiviste politike e Lëvizjes Vetevendosja, në kohën që ajo Levizje kishte si numër dy atë që sot është burri i Besës dhe numri një i partisë socialdemokrate në Kosovë, pasi Albin Kurti e përzuri turpshëm atë dhe tradhëtarët e tjerë të VV nga partia, se për pak e rrëzuan dhe e dëbuan nga VV vetë themeluesin e saj Albin Kurtin. Besa mbeti pa punë, pa karrierë, pa burrë që do bëhej kryeminister, pa para dhe për këtë një ditë u zgjua minstre e arsimit në shtetin shqiptar.

Në Kosovë nuk rrinte dot më, pasi të gjithë e dinin se mbesa e kujt ishte dhe çfarë lidhjesh kishte pasur një pjesë e familjes së saj me regjimin e Milloshevicit. E për këtë pasi nuk u mor vesh mirë edhe sesi e kishte marrë shtetësinë shqiptare, së bashku me atë gjeniun analfabet të shqipes në diplomaci, u zgjua asgjë më shumë e asgjë më pak si Kreu i Arsimit të Shqipërisë. Shqipëria ka univeristete shtetërore në Gjirokastër, Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës e Shkodër. Ka një numër të lartë universitetesh private e shumë cilësore, ka shkolla të mesme shtetërore e private kudo, arsim fillor e nëntëvjeçar në të gjithe territorin, ka prodhuar me mijëra intelektualë nga jugu në veri, por për të drejtuar arsimin, rilindja na gjeti dhe na solli një HIÇ. Gjatë kësaj kohe çmimi i punësimit nëndorë në arsim ka shkuar diku tek 5.000 euro, janë bërë tendera e investime pa fund, përfshi edhe rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti.

Për të kuptuar sesa i rëndësishëm ka qenë arsimi në këto kohë mjafton të kuptosh se kë kemi pasur mbi kokë. Që nga daljet e saj publike skandaloze, tek fjalori qesharak shqip e deri tek shkarkimi i rektorit të universitetit të Tiranës pa ja dhënë atë kompetencë ligji, tregojnë se çfarë katrahure ka pasur shtylla kryesore e një kombi, Arsimi. Në Kosovë ka shume akademikë, arsimtarë, politikanë që mund dhe do ta bënin shumë herë më mirë ministrin e arsimit të Shqipërisë, po nëse u lodhën të gjenin kush do ta bente më keq, besoj se ja kanë qëlluar në shenjë. Askush nuk mund ta dëmtonte integrimin akademik kombëtar sa Besa. Ndaj të dashura bashkëmoshatare, mos u lodhni të mësoni e të punoni, se siç thonë në Shqipërinë e mesme, mend duhet sa të lidhesh ushkuret e për të tjerat duhen FAT. E sa i përket Beses, ajo hiç ishte e hiç iku. Siç thotë edhe shkenca hiçin shumëzoje me sa të duash prapë hiç mbetet.

Nga Anisa Bahiti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME