Categories Opinion

Mjeku ironizon me Ramën dhe i kujton krahasimin me Gjermaninë

Mjeku infeksionist Erion Dasho përmes një statusi në facebook ka folur mbi situatën aktuale të Covid-19 në vendin tone. Mjeku shprehet se trumbetimi nga kryeministri, në periudhën e karantinës, se Shqipëria arriti ta menaxhojë situatën e pandemisë si askush tjetër ishte thjesht propagandë dhe epidemia po i jep rezultatet tani. Gjithashtu Dasho thotë se tani që situata e pandemisë është vërtet problematike luftën me propagandën po e bëjnë “peshat e lehta” dhe jo vetë kryeministri i cili gjatë periudhës së karantinës u vetëshpall shpëtimtari i vendit.

Postimi i plotë: Statusi i fundjavës, 11.07.2020  pesha e covid-it dhe “pesha” e “shpëtimtarëve”  Në fillimet e epidemisë së COVID, numri i rasteve në Shqipëri asnjë ditë nuk u rrit kërcënueshëm. Madje, si rezultat i tejzgjatjes së karantinës përtej çdo kufiri të logjikshëm, numri i rasteve arriti deri në 1 ose 2 në ditë (gjithmonë po t’i besojmë shifrave zyrtare). Ndonëse të arritura me një kosto të panevojshme shëndetësore, sociale dhe ekonomike, “kurbat” e infeksionit u interpretuan si “fitore”.

Sa më e vogël bëhej pesha e epidemisë, aq më e madhe ishte pesha politike dhe administrative e atyre që shfaqeshin në ekranet e medias vizive apo faqet e medias sociale. Kryeministri, ministrja, drejtorë të rëndësishëm dhe antarë të komitetit pushtuan ekranet duke marrë rolin e shpëtimtarit të publikut dhe vrasësit të “armikut të padukshëm”.

Gjithkush donte t’i mbushte mendjen qytetarit para ekranit të televizorit apo celularit se ishte merita mbinatyrore e tij/saj që akoma gjallonte në këtë botë!!! argumentet që jepeshin lidheshin me renditjen e shqipërisë në krahasim me vendet e tjera. “Peshat e rënda” arritën deri në pikën ku na krahasuan me gjermaninë dhe italinë dhe arritën përfundimin “bindës” se përgjigjja shqiptare ndaj covid ishte shumë më e suksesshme se këto vende të cilat nuk kishin fatin të drejtoheshin nga “shpëtimtarë”!!!

Nga fillimi i qershorit e në vijim, shohim të kundërtën. Pesha e epidemisë sa vjen e rritet, me mesataren ditore të rasteve të pesëfishuar në raport me muajt e parë të epidemisë. Numri i vdekjeve, po ashtu, është rritur me ritme shqetësuese. Sot Gjermania ka 5 raste të reja për një milion banorë, kurse Shqipëria më shumë se 30 të tilla. Sot Gjermania renditet në vendin e 30-të në Europë për numër rastesh të reja për banor, kurse Shqipëria në vendin e 10-të.

Për ironi, në këto rrethana të reja “shpëtimtarët” e dikurshëm janë zhdukur nga ekranet. Ndonëse armiku që tashmë është bërë i dukshëm dhe bredh lirisht në spitale, zyra shteti, biznese, autobuzë, asnjë nga “peshat e rënda” të javëve të para nuk mendon të rinisë betejën. Në rastin më të mirë, i janë dorëzuar tekave të virusit, kurse, në rastin më të keq, kanë dezertuar.

“Luftën” dhe propagandën tani po e bëjnë “peshat e lehta”, zyrtarët e rangut të ulët të cilët lexojnë nxitimthi në ekranet e televizioneve komunikata shabllone. Kuptohet se askush nuk përmend klasifikimet ku Shqipëria po rrëshket gjithmonë e më tepër në drejtime aspak optimiste.

Le të shpresojmë se dikush nga “shpëtimtarët” do të bëhet i gjallë dhe do të nisë të komunikojë sërish duke dhënë shpjegime se përse: shqiptarët u lanë në mëshirë të fatit përballë virusit.niveli i testeve për banor ende  është në nivele afrikane. spitalet u kthyen në vatra infeksioni.administrata dhe bizneset u kthyen në vende transmetimi. mjetet e transportit publik u kthyen në burime infeksioni lëvizëse. Uroj që “peshat e rënda” të rimarrin përgjegjësitë për të luftuar epideminë e dalë nga kontrolli, epideminë që çdo ditë e më tepër kërcënon shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME