Categories Opinion

Në vend të një shpulle për kthjellim

Nga: Sonila Meço

Në vend të një shpulle për kthjellim:

Shqipëria, me tri rajonet e saj (veri, qendër, jug) renditet më e varfra në Europë. Krahasimin e ka bërë Eurostat duke u bazuar tek të ardhurat për frymë sipas Paritetit të Fuqisë Blerëse në vitin 2017.

Propaganda ndërkohë është e preokupuar për të përçuar mesazhin e Merkel për Shqipërinë. Do lobojë personalisht? Do inkurajojë vendet anëtare të BE-së? Përcolli me buzëqeshje a indiferencë kryeministrin?

Propaganda e preokupuar nëse ka një marrëveshje Rama-Basha, kush doli i fituar, kush u zbyth, kush ia hodhi kujt, kush do bëhet kryetar parlamenti?

Mes preokupimit të propagandës dhe varfërisë reale, kush ka ndërmend të mashtrohet nuk i bën derman as lobimi personal i Merkel, as shikimi premtues në shtrëngimin e dorës me kryeministrin shqiptar.
Se nuk është marrja e një Po-je basti i shqiptarëve, që nuk kanë zgjedhje demokratike, që nuk kanë mundësi të zgjedhin e në atë pamundësi si të mos mjaftojë u ofrohen njerëz me të shkuar kriminale. Po kanë dëshmi përgjimesh për blerjen e votës, koncesione, në vendin ku shkelen parimet e barazisë përpara ligjit e që cënojnë hapur interesin publik dhe financiar të vendit, ku çdo ofertë e pakërkuar tymon korrupsion, ku cënohet liria e medias e ku vendasit janë më të varfrit në Europë.

Po-ja mund të jetë bast i pokeristëve të pushtetit, për njerëzit pa pushtet jeta nuk është as lojë e as fishë pokeri. Do pak kohë të kuptosh se të kanë marrë peng në një tryezë lojtarësh, por po u kuptua? As Merkel që lexon letrat nuk i bën dot nder njërit, apo tjetrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME