Categories Opinion

Nga çfarë frymëzohet Kryeministri Rama për stilin e tij të pazakontë?

Çdokush mund ta ketë hapur profilin në Instagram të  Edi Ramës kryeministrit të vendit, po a e keni vënë re se sa pak persona ndjek ai? Janë vetëm 11 followersa.

Deri pak kohësh, Rama ndiqte vetëm djalin e tij të madh Gregorin, por më vonë ai ka filluar të ndjekë edhe Rean, vajzën e gruas së tij Lindës.

Rama ndjek edhe 9 faqe veshjesh artistike dhe arkitekturore. Faqet që ndjek ai janë janë Designmilk, Designbomb, Dezeen,Desingsingers të cilat përcjellin për shikuesit pamje të pazakonta arkitekturore.

Fotot e faqeve përshtaten më së miri me arkitekturën e shtëpisë së kryeministrit në Surrel. Kryeministri njihet për stilin e tij të çuditshëm të veshjes duke treguar se ka ‘gjak artisti në vena’.

Ai ndjek edhe dy faqe, Adidasy3 dhe Theshopyohjiyamamoto, të cilat publikojnë veshjet më të fundit.

Kryeministri shqiptar njihet për stilin e tij ku kryesojnë atletet apo pantallonat e gjera të linjës yohjiyamamoto që e ndjek dhe në faqen e tij. Në takimet e rëndësishme politike ekziston një kod veshjeje dhe nuk mund të eksperimentosh, por ai gjithmonë është dukur ndryshe duke rënë në sy në krahasim me politikanët e tjerë.

Rama u bë i famshëm për atletet adidas, të cilat i veshi në Samitin e Triestes. Një rast tjetër është kur kryeministri shkoi të votonte më 30 qershor me pantallona treçerekshe të zeza.

Duhet të jetë një arsye se pse kryeministri i ka shtuar këto faqe, ndoshta mund ta frymëzojnë për krijimin e veprave të tij artistike për të ardhmen ose merr ide për veshjet personale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME