Categories Opinion

Një mesazh sensibilizimi, “Kini meshire per syte e nenave, kursejuani dhimbjen”

Shkruar nga nje bashkadhetare

Kini meshire per syte e nenave, kursejuani dhimbjen shpirtrave njerezore! Une jam nje nene, jam nje femer si ju, kam vella si ju, kam baba si ju! Jam edhe shofere – kjo duhet tju thote shume, e di cdo te thote era ne floke e gazi ne fund, e di c’eshte emocioni i nje gare te improvisuar me miq ne mes te rruges, e njoh ndjesine e te sjellit sikur fajin e ka polici ne rruge e njoh mendesine tuaj, jam nje prej jush! Jam rritur duke gabuar dhe kam bere edhe une te miat ne nje rruge mbi kater goma qe te duken fundi i botes e mund te jene fundi me te vertete ! Im At me ka thene nje fjali te vetme kur kam mesuar te ngase, ecen mbi nje cope hekuri qe merr urdhera nga ty por ka nje moment qe nuk je me ti padroni – kurre mos e kalo ate cak.

Shoqe, shoke, te rinj, te reja, vellezer e motra nuk dua te qaj me perpara fotos se njerit prej jush, nuk dua te mendoj nje nene si une qe nuk ka me arsye ti thote dites miremengjes. Ma kurseni dhimbjen kur kaloj ne rruge plot me permendore nga jetet e keputura ne mes, ma kurseni dhimbjen te shoh si lajme te tilla marrin klikime ne rrjete! Ma kurseni lotin per dicka qe e kemi ne dore, ju lutem jo per rrugen qe nuk ndjen, jo per ate qe ju shkrep foton e ju mbulon me nje carcaf ne rruge, jo per policin qe nuk di cte mendoje kur shpalos nje shirit « skene krimi » jo per gazeten qe do kete foton ne faqen e pare, jo per titrat e lajmeve me iniciale, jo per telefonin qe nuk do filmoje me nje buzeqeshje, jo per lotin qe po derdh sot, per jeten, per jeten vellezer.

Per dhimbjen e zemres se nenes, jam si ju dhe po ju lutem ma kurseni dhimbjen. Jam nene dhe jam shofere si Ju kini meshire per zemren, kini Dashuri per veten ! Mendoni per jeten, mendoni se jeni ju qe drejtoni mos lejoni kater goma e nje cope hekur t’ju drejtoje! Ma kurseni ju pergjerohem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME