Categories Opinion

“Një punë amatoreske, një mjekërcjap që u ngul në Prizren si një hy gardhi”

Nga Clirim Hoxha

Duke marrë shkas nga debati që ka nisur për shtatoren e Skënderbeut vendosur së fundmi në Prizren, dua të them se, askush nuk ka të drejtë dhe nuk lejohet të tallet me figurat e mëdha historike që lëndojnë ndërgjegjen tonë kombëtare. Ka qenë praktik e hershme që përpara se të merrej iniciativa për të bërë një skulpturë për heronjtë e kombit, shpallej konkursi, paraqiteshin bocetet nga disa autor dhe komisioni zgjidhte atë më të mirin që plotësonte të gjitha kushtet, antropologjike, historike, kohore, artistike, memoristike etj. Statuja e vendosur në 28 nëntor në Prizren nuk përfaqëson asnjë nga këto kritere dhe është një fyerje e rëndë për identitetin tonë kombëtar, çka duhet të hiqet menjëherë. Të thuash që shfrytëzova arkivat turke për statujën e Skënderbeut, do të thotë se, shkove u fale të armiqtë e tij dhe atje gjete frymëzimin por të bërë atë skandal.

Statuja e të ashtuquajturit Skënderbe në Prizren, është statuja e një xhudami, e një Donkishoti të Mançës, e një ushtari të kryqëzatave poshtëruese mbetur një muaj pa bukë shkretëtirave të Anadollit. Ajo statujë të ngjallë neveri, jo krenari, një punë amatoreske, një mjekërcjap që u ngul në Prizren si një hy gardhi. Statujat e Skënderbeut mund të jenë në këmbë, mbi kalë apo buste, sipas rastit, por të mos harrojmë, Skënderbeu në të 25 betejat e tij për 25 vjet me radhë qëndroi mbi kalë, luftoi mbi kalë dhe fitoi mbi kalë. Nuk duhet të mendojmë që, meqë e kemi një me kalë në Prishtinë, këtë tjetrin ta bëjmë sipas qejfit?! Skënderbeu e çau historinë e shqiptarëve me shpat në dorë dhe mbi kalë. Ka plotë modele edhe pa kalë, por dinjitoz si ky që po u tregojmë më poshtë.

Nuk mundet që dikush, qoftë ky një i quajtur skulptor, të guxoi të modeloi një tjetër portret për Skënderbeun nga ai që njihet dhe njohim kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, jo vetëm ne shqiptarët, por e gjithë bota. Po ashtu edhe statuja e heroit Adem Jashari është një kallëp bronzi që s’të thotë asgjë. Për mendimin tim ato duhet të hiqen nga qyteti historik i Prizrenit dhe për realizimin e tyre duhet të shpallet një konkurs mbarkombëtar, ndryshe pastaj kjo ndërmarrje mban era korrupsion. Shqiptarëve nuk u kanë munguar kurë artistët e përmasave që kanë vulosur historinë e kombit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME