Opinion

Opinion nga Laert Mezani, kërkesat e studentëve…

Në protestat e studentëve, përveç faktit që kërkesat e studentëve janë tërësisht legjitime dhe nuk është as qëllimi i këtij arikulli të bëhet vetëm palë, më dëfrejnë citimet e pankartave të përdorura gjerësisht gjatë protestave.

Në memorien time janë shumë pak protesta që mund të cilësohen si apolitike por që rrjedhin si pasojë e kërkesave që vijnë nga shtresa të ndryshme sociale, të nxitura jo më nga sloganet për ndryshim të njërës parti apo tjetër por nga nevojshmërite e një populli. Të tillla janë protestat e dhjetorit, protestat e 97-ës dhe së fundi protesta e studentëve 2018 mbi tarifat universitare.

Në të trija rastet kanë faktor të përbashkët mosdakordësinë e vendimeve qeverisëse mbi të qeverisurit, por ndër faktorët që i veçon është pikërisht përdorimi i pankartave ndër vite.

Më lejoni termin pankartë për protestë apo tabela proteste, kuptimi është çfarëdolloj shkrimi në një sipërfaqje të dukshme që përcjell një mesazh, kërkesë apo manivestimin e arsyes së protestës. Në dy protestat e para, në fotografitë e protestave lexohen tabela me kërkesa eksplicite, drejtuar qeverisjes në përgjithsi, një organi qeverisës ose një personazhi specifik.

Kërkesa si : jo më komunizëm, e duam Shqipërinë si gjithë Europa, duam paret tona, Zgjohu Evropë etj etj, shprehnin pikërisht arsyet e protestës. Ndërkohë duke cituar përkufizimin në një artikull të “wired” përdorimi i tabelave të protestave duke menaxhuar artin sublim të sarkazmës e gjejmë të evidentuar thellë vetëm te protesta e fundit. Një rol themeltar kanë luajtur influenca e rrjeteve sociale dhe veçanërisht “meme-t”.

Si koncept ky i fundit është shumë më i hershëm dhe nuk i referohet vetëm formës vizuale, por përmbajtjes dhe mënyrës së shpërndarjes në shoqëri. Pra mesazhi, apo kërkesat e protestës nuk janë më eksplicite por të trupëzuara në imazhe me një gjuhë që i drejtohet të rinjve, formë që e bën mesazhin akoma më viral( në konceptin e rrjeteve sociale) dhe përfshirës. Pra një protestë drejtuar nga të rinjtë, më pankarta të cilat, nëse pyesim ata të cilët u drejtohen mesazhet me gjasa, nuk i shpjegojnë dot kuptimin por kapin vetëm thelbin. Pra një përdorim i sarkazmës, sigurisht i huazuar nga kulturë e huaj, por therrëse dhe që e përmbush misionin e vetë. Imazhi që u bë protestë, protesta që morri frymë, fryma që solli ndryshimin, me studentët.

Opinion nga Laert Mezani

   

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close