Categories Opinion

PD: Tre përgjegjësit që nuk morën asnjë masë për të vendosur psikologë për…

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuzon qeverinë, ministren e Shëndetësisë dhe zv/ ministren Mira Rakacolli që në cilësinë e kryetares nuk e mblodhi asnjëherë Komitetin Teknik të Ekspertëve të krijuar mbi situatën e covid-it për të diskutuar dhe marrë masat pas vetëvarsjes së dy pacientëve me koronavirus në spitalin “Shefqet Ndroqi”, një në gusht dhe i dyti pak ditë më parë.

Gjithashtu ai akuzon se bashkëshorti i Mira Rakacollit, drejtor i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi, pas ngjarjes së parë të rëndë nuk mori asnjë masë për të shtuar në ekip psikologë për t’u kujdesur për shëndetin mendor të pacientëve me covid.

“Vetevrasjet ne Sanatorium, lidhjet familjare dhe politike qe po mbulojne me heshtje kriminale pergjegjesine e qeverise. Me idenë se “çudia më e madhe në Shqipëri, 3 ditë zgjat”, qeveria heshti në mënyrë kriminale për ngjarjen e rëndë, të përsëritur në më pak se 3 javë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një pacient tjetër me Covid-19, në kushte të rënduara psikologjike, vrau veten, duke u hedhur nga katet e larta të spitalit 3 ditë më parë, e një i tretë u shpëtua pasi tentoi të njëjtin veprim, por qeveria po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Të gjithë përgjegjësit për sigurinë e jetës së qytetarëve në spitale, heshtën. Studimet mbi COVID 19 kanë treguar, se sëmundja e rëndon gjendjen psikologjike të disa pacientëve, por qeveria jonë nuk mori asnjë masë për ta trajtuar këtë problematikë, kur u shënua vetëvrasja e pacientit të parë. Askush nuk mori në analizë ngjarjen e parë të rëndë për të parandaluar të dytën dhe uroj të fundit. Por askush-ët kanë emër dhe mbiemër.

E para, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në vend që të bënte transparencë për qytetarët, ajo u fsheh dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, për asnjë për rastet e rënda të ndodhura. E dyta, është Kryetarja e të ashtuquajturit Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, mjekja psikologe që trajton Edi Ramën. Ajo nuk e mblodhi asnjëherë Komitetin për të diskutuar masat që duhen marrë për të parandaluar vetëvrasjet apo për t’u shërbyer më mirë qytetarëve me probleme psikologjike në spitalet COVID.

I treti është bashkëshorti i Rakacollit, Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi. Pas ngjarjes së parë të rëndë, ai nuk mori asnjë masë për të shtuar në ekip, 1 apo 2 psikologë për t’u kujdesur për shëndetin mendor të pacientëve me COVID. Neglizhencë? Paaftësi? Militantizëm i verbër!? Cilado qoftë, është e sigurtë që po veprohet me militantizëm, jo me profesionalizim” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME