Opinion

Përse pankartat nuk e zgjidhin dot më problemin?

Nga Orgeta Likaj

Pankartat nuk e zgjidhin dot me problemin. Eshte bukur t’i shikosh per momentin sesi disa vajza e djem te rinje solidarizohen me kauzat por sipas meje ato ngelen si nje frut i bukur pa shije nga brenda, dhe qellimi i nje fruti nuk eshte te jete i bukur.

Dua te di sa nga vajzat qe kane ngritur pankartat sot kane kundershtuar fort nje njeri (grua apo burre) kur kane menduar se mbi ata eshte bere nje padrejtesi? Sa nga keto vajza kane thene “jo” kur kane kuptuar qe qellimet e dikujt ndaj saj s’jane ato qe priste? Sa nga keto vajza kane ngritur zerin kur kane pare nje vajze tjeter te dhunohet nga dikush tjeter? Sa keto vajza kane dale nga klasa kur nje pedagog ka bere koment seksist?

Sa nga keto vajza kane thene “jo” eproreve te tyre edhe pse do e dinin qe te nesermen sdo te ktheheshin dot me ne pune? Sa nga keto vajza kane patur guxim t’i thone “jo” dikujt qe ka patur me shume “fuqi” se ato?

Ajo qe dua te them eshte mua sme shqeteson fare ajo qe shkruhet aty, mund te ishte dhe me keq, sme behet vone fare as per gjuhen e perzgjedhur, mua me shqeteson dicka tjeter. Jane vertet te lira keto vajza? Jane vertet kaq te lira saç duken kur mbajne keto pankarta ne duar? Apo eshte thjesht nje ritual i zakonshem qe sa here ndodh nje ngjarje e tille perserit vetveten. Ajo qe dua te them akoma eshte qe si nje arkitekt ben analizen e tokes para sesa te ndertoje, ashtu si nje mjek para sesa te vendosi diagnozen do te di historikun e semundjeve edhe probleme te tilla sociale i kane rrenjat me te thella sesa thjesht “mbaje ne pantallona”.

Rrenjet i kane ne vegjeli kur te mesonin se nese se beje mire dicka do ta haje nje ‘dacke’ turinjve apo se kush te rreh e ben se te do. Kercellin e ka ne fillore ku mesuesja mund te ti shkulte floket apo ti prekte dhunshem duart me vizore kur nuk i kishe bere detyrat a kishe ngaterruar ndonje pike te leximit jashteklase pa bere. Leshon dege ne nentevjecare kur mesimet e biologjise se klases shtate behen te ndara djemte dhe vajzat. Ku nese ndonje njolle e kuqe nga pakujdesia do te dilte ne pantallona do te skuqeshe me shume se ajo nga turpi qe djemte e klases e kishin pare. Çel lule ne gjimnaz ku vajzat qe lidhen jane te shthurura dhe ato qe lidhen disa here ‘kane dale nga binaret’. Dhe sigurisht qe s’vlen e njejta gje per meshkujt bashkemoshatar. Frutet i jep ne jete, ku njerez qe nje dacke i bente me te forte, nje vizore duarve i bente te vinte me detyra heres tjeter, apo mesime te vecuara te anatomise e marredhenieve seksuale i ruanin nderin, i ben ata keta njerez kunder te cileve u protestua sot.

Ne jemi shoqeri e dhunshme por ne nuk jemi te dhunshem vetem ndaj gjinise femerore. Jemi te dhunshem sidomos ndaj te dobetit, ndaj atij qe ska mundesi te na kthehet, ndaj atij “qe si ka shpatullat e ngrohta”. Ne jemi njerezit qe dhunen e perdorim si te vetmen menyre per te treguar superioritet. Kjo verehet tek te gjitha marredheniet qe ndertojme ne jeten tone qe pas klases se pare fillore.

Personalisht te vetmen shuplake qe kam marre ne jete ka qene kur i kam leshuar doren babit ndersa me conte ne kopsht, pasi nje makine desh ma mori jeten para syve te tij. Eshte i vetmi moment qe kujoj ne jeten time ndonese kam bere gabime edhe me te renda me vone. Babai apo nena ime nuk i kane thene kurre mesues sime qe kur nuk sillesha mire te me fuste nje pellembe edhe nga ana e tyre, madje me kane thene qe nese thjesht dikush(kushdo qofte ai) me fyen, pa guxuar te me preki me dore, duhet ti thoja menjehere atyre. Kjo ndikoi ne menyre te cuditshme ne formimin tim dhe fal mospranimit te dhunes si te vetmin forme ndeshkimi, une ne jete kam reaguar kunder cdo gjeje te padrejte ne optiken time pavarsisht hirearkise, pozites apo marredhenies.

Fola per dhunen sepse per mua cdo gje eshte derivim i saj. Per mua te gjithe dhunuesit kane qene te dhunuar ne jeten e tyre. Per mua dhuna nuk eshte vetem kur dikush ngre doren mbi ty. Per mua dhunen e perjeton ne shkolle, ne pune, ne rruge e deri te vendet ku luftojne pikerisht kete fenomen (rajon policie).

Per ta mbyllur, ne nje vend ku ka vdekur emaptia e shpresa qe dicka mund te zgjidhet ne forme demokratike duhen marre masa ekstreme. Kur flas per masa ekstreme nuk nenkuptoj qe te marrim armet e te luftojme burrat (e dhunshem?!) por te trajtojme nje here te vetme kete plage nga hipoderma dhe jo duke i vene leukoplasa here pas here. Pankaratat, marshimet, ilustrimi me imazh jane te bukura por me keqardhje them se do te duhet t’i ruajme serisht per protesten tjeter. Deri atehere vajza te tjera do te behen viktima dhe me cinizem do me duhet te them qe mes tyre mund te jete dhe ndonje nga vajzat me pankart ne dore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: