Categories Opinion

Prokuroria e Përgjithshme nuk gjen dot adresën e Kajmakut të Vorës!

-Nëse opozita po e akuzon pa të drejtë, siç pretendon Kajmaku, ai duhet të kishte shkuar vetë në Prokurori për t’u dhënë fund aludimeve dhe çdo spekullimi. Ose le ta provojë të kalojë kufirin grek! Fakti që ai nuk ka shkuar, kurse Prokuroria bën sikur nuk e gjen dot adresën, janë dy të dhëna që rëndojnë kryebashkiakun e zgjedhjeve moniste.

Rreth një muaj më parë Partia Demokratike denoncoi kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, të zgjedhur në mënyrë të paligjshme në 30 qershor, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Sipas PD, Kajmaku është arrestuar në Greqi, disa vite më parë, për përdorim të parave false. Deri më sot Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë asnjë verifikim serioz. Ndërsa Kryeministri, që e caktoi si kryebashkiak, ka zgjedhur të hesht për skandalin e fundit. Vetë Agim Kajmaku nuk ka dhënë sqarime bindëse për akuzat që i ka bërë PD. Demokratët pretendojnë se Kajmaku, i cili më parë mbante emrin Jorgo Toto, është arrestuar në Greqi dhe pas lirimit me kusht është arratisur pa ju dhënë vendimi. Sipas PD, sot është në kërkim me emrin Jorgo Toto nga pala greke, ndërsa sipas ligjit shqiptar i hiqet mandati i kryebashiakut për mashtrim dhe mund të ndiqet penalisht.

Të gjitha këto akuza Agim Kajmaku i ka hedhur poshtë duke nxjerrë një pasaportë të vulosur nga autoritetet greke. Çështja që duket e ndërlikuar zgjidhet me një verifikim fare të thjeshtë. Agim Kajmaku jep shenjat e gishtërinjve në prokurori dhe pala shqiptare verifikon me atë greke nëse Kajmaku është i njëjti Jorgo Toto që është arrestuar disa vite më parë në vendin fqinj. Kjo procedurë që bëhet normalisht për çdo shtetas të kërkuar nga një vend tjetër në Shqipëri, këtë herë është pezulluar në mënyrën më të çuditshme.

Kur njeriu është korrekt me ligjin, natyrisht shkon vetë, bile me vrap, dhe jep shenjat e gishtërinjve apo paraqitet për çdo hetim. Kajmaku nuk shkon, por edhe Prokuroria akoma nuk e ka gjetur se ku ndodhet Kajmaku ynë!

Akuzat e para të PD për të kaluarën e dyshimtë të Kajmakut dolën në media rreth një muaj më parë. Më datën 20 gusht PD bëri denoncimin me dokumente kundër Kajmakut. Prokuroria e Përgjithshme tha se nisi me urgjencë verifikimin me autoritetet greke, por sot rezulton se nuk është bërë asgjë konkrete. Edhe pse ligji e detyron marrjen e tyre në një kohë sa më të shpejtë, Prokuroria thotë se nuk ka gjetur adresën e kryebashkiakut të Vorës! Për këtë vonesë prokurorët fajësuan Postën e Shqipërisë, e cila sipas tyre, nuk ka gjetur dot zyrën shtetërore ku ushtron detyrën Kajmaku. Qëndrimi i Prokurorisë i përgënjeshtrua po nga Posta e Shqipërisë, e cila në një njoftim zyrtar deklaroi se fletëthirrja është dorëzuar në Bashkinë e Vorës dhe në adresë të kryetarit. Pra, prokuroria thotë se nuk gjen dot adresën e Kajmakut, e cila zyrtarisht është vetëm pak kilometra larg zyrës së prokurorëve. Por edhe sikur thirrja e prokurorisë të mos ketë shkuar zyrë, gjë që është pak e vështirë të besohet, ligji thotë se personat që nuk japin shenjat e gishtërinjve pesë ditë pas njoftimit ndiqen penalisht.

Çështja “Kajmaku” ka qenë tema kryesore e javëve të fundit. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh se Agim Kajmakut i kërkohen shenjat e gishtave dhe duket pak e çuditshme që ende këtë gjë të mos e dijë vet i zoti i punës. Nëse vërtetë opozita po e akuzon pa të drejtë, siç pretendon Kajmaku, ai duhet të kishte shkuar vetë në Prokurori për t’u dhënë fund aludimeve dhe çdo spekulimi. Fakti që ai nuk ka shkuar dhe Prokuroria nuk e gjen dot adresën, janë dy të dhëna që tregojnë e vërteta e kësaj historie po mbahet e fshehur.

Deri dje ishte skandal që një tjetër kryebashkiak i Ramës mund të jetë me precedentë penalë, ndërsa sot këtij skandali po i shtohen edhe vendimet e prokurorisë. Heshtja disa ditore e organit të akuzës dhe kalimi i fajit te postieri është sa qesharake aq dhe e rrezikshme për shtetin. Askush nuk e di saktë nëse Kajmaku është fajtor, por me veprimet e prokurorisë skandali po bëhet dhe më i madh. Kryeministri Edi Rama nuk ka folur asnjëherë për akuzat ndaj njeriut të zgjedhur duke lënë të kuptohet se po pret institucionet të flasin. Por prokuroria nuk ka ndërmend të merret seriozisht me këtë çështje dhe fijet e kësaj shmangie ligjore duhen kërkuar sërish të kryeministri.

Nëse është i ndershëm Kajmaku le të shkojë vetë në Greqi e të pijë një kafe. Aty shikohet nëse e kalon dot kufirin! /M.Xhani/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME