Categories Opinion

Pse Ramsi e donte shembjen e Teatrit? Çuri: E do qytetin sipas imazhit të vet

Mbrëmjen e djeshme të ftuar në “Zonë e Lirë” ishin Arjan Çuri, Neritan Liçaj, Adriatik Lapaj dhe Fitim Zekthi, që kanë folur për shembjen e Teatrit Kombëtar. “Shqyerja e Teatrit/ Përse Ramsi e donte me patjetër?”, është një nga pyetjet që është shtruar në emision. “Z. Rama ka një mënyrë të tijën si e kupton politikën. Është njeri që ndjek sadomazokizmin politik. Tek Teatri goditi memorien, ndjeshmërinë e njerëzve dhe në fund fare do ndërtojë një godinë të re, do thojë qenka e mirë kjo”, ka thënë Zekthi.

“Besoj që është edhe më shumë se kaq. Për mua ose për Hegel, filozof gjerman, tek libri i tij thotë se çdo njeri e krijon të vetëdijshmen e tij kur përballet me të njëjtën qënie po të vetëdijshme. Kur takohen dy qenie të vetëdijshme, krijojnë një marrëdhënie varësie mes tyre kur njëri është masteri dhe qënia tjetër dorëzohet nën dominimin e masterit, skllavi. Hegeli shkon deri aty sa thotë kur dy njerëz takohen bashkë, njëri merr rolin e masterit, zotërisë dhe tjetri rolin e skllavit.

Kjo ndodh jo vetëm në politikë, por edhe në marrëdhënien mes miqve, burrë e grua… Përse Ramsi e donte me patjetër? Në disa raste në marrëdhëniet e tij ka qenë “skllav” dhe në disa marrëdhënie, ka dashur të kthehet në padronizëm. E dyta, e bën sepse ai do të ngelet në histori. Në histori, udhëheqësit më të mëdhenj kanë mbetur ata që kanë prishur ndërtesa. I pari që njihej për këtë metodologji është Jul Cezari. Edhe Justiniani prishi çdo ndërtesë të rëndësishme që i përkiste paganizmit.

Do t’i bëjë këto që të heqi çdo gjurmë të qytetërimeve të mëparshme që kanë kaluar, do të bëhet themeluesi, ideatori, babai i Tiranës së re. Stadiumi iku, u bë sipas Ramës, Teatri iku, Teatri i Kukullave pritet, do ta themelojë qytetin sipas imazhit të vet mbi të bukurën. Hormonet e tij të lumturisë aty lëvizin, nuk do i ndahet kësaj ideje, ai e beson këtë gjë. Padurimi i tij është se mos e pengojnë që këtë pikturë ta mbarojë deri në fund”, është shprehur Arjan Çuri. “Të gjitha këto qëndrojnë, nuk i kontenstoj. Por mendoj se është më e thjeshtë se kaq. Aty do bëhen kulla, kaq e thjeshtë është”, ka thënë Adriatik Lapaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME