Categories Opinion

Shqipëria në sytë e Resiba Koni, studente…

Nga Resiba Koni, studente

Unë si dhe çdo shqiptar tjetër jetojmë në një vend të bekuar nga natyra me bukuritë e saj. Këtu mund të gjesh male përrallore, dete relaksues, liqene e lumenj të shumtë, zona natyrore të ruajtur nga UNESCO etj. Ama nuk mund të themi që ky vend i bekuar nga natyra është i bekuar në të njëjtën mënyrë dhe nga njerëzit që e posedojnë atë.

E them këtë pasi ne e dimë fare mirë që nuk i kemi kushtuar rëndësinë e duhur kësaj bukurie që na është falur. Ne kemi menduar vetëm për të marrë benefitet e saj dhe jo për të investuar në të njëjtën mënyrë që të përfitojmë pres saj përsëri.

Sigurisht ka dhe zona natyrore në të cilat duket qartë investimi që është kryer në to. Si psh kemi zonen e Thethit, me një bukuri e malore e cila admirohet nga çdo turist apo vendas që e shkel, kemi zonen e Razmes gjithashtu zonë malore me një bukuri të rrallë, më pas kemi zonën jugore të Shqipërisë me plazhet e saj të virgjera me një ngjyrë të kaltër relaksuese. Por nuk e shohim këtë investim në çdo zonë të Shqipërisë. Në shumë zona kemi mungesë infrastrukture, e cila ndikon shumë në zhvillimin e turizmit, kemi mungesë të strukturave akomoduese, si dhe kemi një mungesë të theksuar të mirëbajtjes së vendit. Kjo vjen si pasojë e indiferentizmit si nga ana e qytetarëve ashtu dhe pushtetarëve.

Duhet thënë që ky problem ndikon shumë në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqënies së popullit shqiptar, pasi siç po e shohim turizmi është një nga degët kryesore të ekonomisë sonë tek e cila  shohim një zhvillim me hapa të ngadaltë. Për këtë arësye dhe për shumë të tjera Shqipëria është një vend me një ekonomi të prapambetur dhe kryesisht përbëhet nga një shoqeri me një shtresë të ulet ekonomike.

Vitet e fundit shohim një levizshmëri të  lartë të popullsisë shqiptare drejt vendeve perëndimore. Por pse shqiptarët janë të detyruar të lenë vendin e tyre dhe jeten e tyre ta shohin jashtë këtij vendi?

Arsyet që ndikojnë në këtë vendim janë të shumta, një ndër to është dhe mosmirmbajtja e vendit dhe mosmenaxhimi i duhur i degeve të ekonomisë, një ndër to siç është turizmi, të cilën unë e përmenda pak më sipër.

Gjithashtu Shqiperia nuk është një vend i cili ofron dhe premton për qytetaret e saj. Ajo nuk është e zhvilluar sa duhet nga ana e mjeksisë, ana arsimore, nuk ofron sherbimet e duhura për qytetarët e saj si dhe problematika të tjera.

Le ta nisim me zhvillimin e arsimit shqiptar. Pse është kaq i dobët? Duhet theksuar që fakti i dobet nuk ka të bëjë me nivelin e arsimit të nxënësve, por me atë çka ofron shteti për këta nxënës. Shqipëria sapo kaloi një periudhë paksa të nxehtë muajt e fundit, pasi studentët e te gjithë universitetëve vendosen të dilnin në protestë për të kerkuar të drejtat e tyre primare të cilat iu ishin mohuar. Pra në një botë demokratike, ku supozohet se duhet të ketë një zhvillim dhe evolim të njerzimit, ne akoma diskutojmë për mundesitë që shteti ofron për arsimin. Janë ato mundesi të cilat në vendet perëndimore nuk përceptohen të merren parasysh për tu diskutuar, e jo më për të protestuar që ato të plotësohen. Gjithashtu një fakt tjetër interesant është që shumica e universiteteve shqiptare nuk njihen në vendet e huaja. Kjo për një arsye, pasi këto universitete nuk janë të zhvilluara aq sa duhet në mënyrë që të merren parasysh.

Nuk mund të lë pa përmendur dhe menaxhimin dhe mirëmbajtjen e shkollave, e cila lë për të dëshiruar.

Së dyti le të flasim pak për shendetësinë. Siç e dimë në shumë vende të botës shendetsia është falas, por në Shqiperi jo. Përkundrazi, këtu qytetarët paguajnë taksat e shendetesisë dhe në fund ata paguajnë për çdo gjë, duke filluar që nga sherbimet të cilat janë të padiskutueshme që spitalet duhet ti ofrojne falas për shtetasit e saj. Një shendetsi në të cilën ti pret në rradhën e gjatë për tu vizituar apo për të marrë një mjekim, besoj është një shendetesi e vonuar. Ne kemi atë shendetesi të cilet studentët e mjekesisë me rezultate të larta zgjedhin të punojnë jashtë vendit të tyre duke investuar për shendetesinë e vendeve të huaja pasi këtu ata nuk mund ti ofrojnë vetes asgjë.

Përveç këtyre problematikave, një nga ato më kryesoret është dhe fakti se Shqipëria vuan çdo ditë e me shumë për vende pune. Çdo ditë ne shohim studentë të cilet dalin nga sallat e auditoreve me nota ekselente dhe hasin vështirësi në tregun e punës. Shohim gjithashtu individë me eksperiencë disa vjeçare në fushen e tyre të cilët për arsye partiake ose të tjera janë të detyruar të lenë vendet e punës.

Pra një vend ku arsimi nuk merret dhe aq në konsideratë, ku shendetsia është e lenë mbas dore dhe papunsia po prek majaf e saj, duhet ta pranojmë që është një vend i cili nuk premton asgjë për qytetaret e saj. Për këtë arsye të gjithë ne zgjedhim të emigrojmë drejt vendeve me zhvillim. Zgjedhim te emigrojme për një jetë më të mirë, për një kulturë më të pasur, për një arsim më të zhvilluar, për një shendetesi më të mirë si dhe për vende pune më të shumta.

Pra nëse do zgjidhja midis te qenit turist apo vendas, sigurisht që mund të them turist. Do doja patjetër t’i vizitoja këto bukuri të rralla dhe të panumërta të cilat të lenë gojëhapur,  ama nuk do doja të jetoja në këto bukuri të cilat mbajnë mbi vete një skamje të thellë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME