Opinion

Spartak Ngjela: Si erdhi zhvlerësimi i Edi Ramës?

Nga Spartak Ngjela

Nga sfida studentore. Studentët e mundën me koncepte njeriun që flet me fjalë vulgare dhe nuk e zotëron dot gjuhën shqipe konceptualisht.

Ja dhe fabula që mund të tregohet për këtë rast…

Rama kishte disa vjet që me spec djegës mbulonte me djegie shijen e pështirë të gjallëve të tij. Kishte në zyrë e vet një thes të mbushur me speca djegës. Djegësirë, kudo djegësirë. Gjellë që digjnin dhe nuk u ndihej dot fare shija e pështirë se nuk e linte djegia e specit, dhe Rama që nuk bënte asgjë, sepse kishte specat djegës. Këta ia mbulonin shijen e vjetër të kalbësirës së tij që ky i paraqiste shqiptarëve.

Por befas Rama u ndodh përpara ëmbëlsirës së studentëve. Ai si gjithmonë edhe këtë herë sërish përdori specin djegës. Por studentët ia hodhën në fytyre. Ku e pranon ëmbëlsira specin djegës!!! Dhe e zhvleftësuan Ramën krejt, në sy dhe në opinin të shqiptarëve.
Po tani?
Të vështirë e ka… Studentët do të vijojnë po njëlloj edhe në muajin janar. Shqiptarët tani janë me ëmbëlsirën e studentëve dhe për një Shqipëri pa varfëri.
Atëherë?
Po Rama, çfarë do të bëjë?

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close