Categories Opinion

Student në kohën e koronës!

Nga Rea Godo

Së bashku me izolimin, mënyrën e re të jetesës, përshatatjen me distancimin social dhe transformimin në normalitetin e ri, jeta studentore është një nga më të prekurat e mbase shumë pak të trajtuara. Unë jam studente dhe dua të ndaj me ju përjetimin tim dhe ndikimin e “luftës” me të padukshmen e të panjohurën, si të gjithë ju.

Ky vit akademik ka nisur i mbrapsht qysh prej nëntorit, kur prej shkundjes së tërmetit, u lëkundën edhe shumica e institucioneve arsimore, ku disa prej tyre u dëmtuan e studentët u desh të transferoheshin në godina të tjera. Sikur kjo të mos mjaftonte, shkolla u pezullua për rreth dy javë, duke bërë kështu që leksionet të përshpejtoheshin dhe volumi i tyre të rritej. Po simestri i dytë? Nuk di të them nëse nisi ndonjëherë zyrtarisht. Mësimi online është një mënyrë e re mësimdhënie e mësimnxënje, e cila u deshën këto ditë të pazakonta të përqafohej me hir a me pahir nga të gjithë. Eksperienca me të është sa e mirë aq edhe e vështirë.

Së pari, vështirësitë teknike, pedagogët nganjëherë të pamësuar me mënyrat bashkëkohore dhe platformat e thjeshta e mbi të gjitha studentët, të cilët fatkeqësisht prej vështirësive ekonomike jo të gjithë kanë akses të palimituar në pajisje elektronike dhe internet krijon ngërçe, vonesa dhe pengesa në procesin normal. Mbase termi “proces normal” nuk është i duhur e duhet zëvëndësuar me “procesin e ri”. Mungesa e frekuentimit të auditorëve të zakontë, interaktiviteti student – pedagog e studentët midis tyre është një mungesë e konsiderueshme dhe një copëtim i padëshiruar nga askush i mësimdhënies.

Për të mos folur mbi problemet e kurikulave dhe metodën e vjetër, tradicionale të shumë prej pedagogëve, ku mjaftohen vetëm me shpejgimin e teorisë dhe gjithçka tjëtër eleminohet si e tepër apo e panevjshme bën që të humbet një prej hallkave më të rëndësishme të mësimdhënies, ndarja e eksperiencës. Sidomos studimet pas universitare nuk janë vëtëm një thëllim teorik në fushën dhe profesionin e zgjedhur, por mbi të gjitha një udhëzim mbi avancimin e mendimit kritik dhe përforcimin dhe dhënien e sigurisë në çaste vendimmarrëse profesionale.

Thënë me pak fjalë, një zë konstant që flet shumë e nuk të tërheq prej lundrimit nga interneti nuk është një sukses, por ky nuk është vetëm faji i pedaogogëve, Kjo sfidë do duhej të përballej me të tjera mënyra të transmetimit të leksionit. Mbase bashkëngjitja e videove të ndryshme, më shumë infogramave e raste studimore interesante dhe më pak prezantime me slide të tejmbushur e të lodhshëm, dhënia e detyrave kreative, stimulimi i punëve në grup edhe pse secili i karantinuar në shtëpinë e tij dhe FRYMËZIMI DHE MOTIVIMI, për të cilin studentët kanë nevojë.

Së dyti, studentët me angazhimin e tyre maksimal dhe dëshirën e mirë për ta përballuar këtë metodë të re duhet të mësohen më tepër me metodat autodidakte. Gjatë dy muajve të qëndrimit në shtëpi, mendoj se një nga vështirësitë më të mëdha ka qënë organizimi i kohës. Në të tilla raste, gjasat që koha të shkojë pa ditur se në cilin aktivitet janë shumë të larta, por asnjëri nga ne nuk mund t’i bëjë këtë gjëmë të madhe vetes dhe të ardhmes. Studimet e larta nuk janë një detyrim, madje nuk janë as një domosdoshmëri, por një zgjedhje, e cila duhet bërë me ndërgjegje dhe përgjegjësi të plotë për veten, familjen tënde e gjithë shoqërinë. Së treti, për të gjithë studentët që nuk kanë ende një punë, e përveç detyrimeve të tjera, prindërve u duhet të paguajnë edhe për shpenzime të përditshmërisë së tyre, ky është momenti të nisni kërkimet për punë të ndryshme online. Me pasjen në dispozicion të organizmit të ditës ashtu si ju doni, bëhuni kreativ, kërkoni e mos u dorëzoni, pasi ekzistojnë me qindar punë në internet prej të cilave mund të përfitoni.

Në përfundim mund të them se bota online dhe universiteti mbase mund të sjelli një evolucion në sistemin tonë arsimor. Pse të mos shihet mundësia e ofrimit të këtij shërbimi gjithnjë? Në vetvete gjithçcka online do të sillte më shumë lehtësi. Mbase me përfitimin e çdo mësimi të marrë nga kjo eksperiencë e dhimbshme emocionale, shëndetësore dhe financiare ajo që duhet parë është përsosja e këtij procesi dhe mos kthimi pas në këtë rrugë të online-it. Kjo metodë do sillte më pak kosto operative për institucionet e arsimit, më shumë lehetësi për studentët në aspektin e organizimit të kohës në mënyrën e tyre dhe dhënien e mundësisë së punësimit në kohë më të hershme. “Edukimi është arma më e fuqishme, të cilën mund ta përdorësh për të ndryshuar botën” – Nelson Mandela

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME