
Nga Bujar Nishani
Gjuha dhe fjalori i një Kryeministri në Parlament: ”shuplakë qeverisë”, …….“grusht opozitës” ……. etj etj.
Ky është identikiti i Kryeministrit të Shqipërisë.
Profili dhe psikika e dhunës, e hurit dhe litarit.
Në fakt një “shok” e “mik” i të “fortëve”, i të dhunëshmëve, përdhunuesve, grabitësve, xhahilëve nuk mund të ketë dhe posedojë gjuhë tjetër, fjalor tjetër, formim tjetër, kulturë tjetër.
Ai mund të mendojë, flasë e shfaqet vetëm si ata.
Studentët nuk kanë hedhur as grushta, as shpulla e as shkelma.
Thjesht kanë një lëvizje “shah mat” ndaj modelit të gënjeshtrës, fasadës së kalbur, propagandës mjerane, talljes me dinjitetin, shkeljes së integritetit, prodhuar prej identikitit të xhahilit.