Categories Opinion

U filmua në darkën në Dubai, Mazniku: As menunë nuk e caktuam ne

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se të gjitha shpenzimet e delegacionit shqiptar në Dubai janë mbuluar nga kompania mikpritëse.

Mazniku tha ndër të tjera se videoja e darkës në Dubai është nxjerr jashtë kontekstit, ndërkohë që hoteli ku delegacioni u akomodua ashtu si dhe restorantet ku hëngrën, gjithashtu ishin zgjedhur nga pala mikpritëse. Fevziu: Jeni filmuar tek Nusreti që është dhe simbol i vanitetit. Kush e pagoi faturën e kësaj darke?

Mazniku: Kjo situatë e nxjerr jashtë konteksti, edhe unë po të isha në Tiranë ta shikoja do ndjehesha keq. Dhe për keqinformimin që ju është bërë, unë i kuptoj qytetarët. Në kontekstin e një vizite zyrtare në të cilin janë pala ftuese që cakton se ku qëndrohet, ku haet dreka, ku haet darka, pala e ftuar ka pak ç’të vendosë.

Ne u ftuam aty, madje as menunë nuk e caktuam ne,  ashtu siç ishte hoteli, makinat që na pritën apo na shoqëruan gjatë qëndrimit aty.  Në panel kemi një ish-ambasador dhe njerëz që kanë qenë të ftuar. Dhe ne kur vijnë njerëz në Shqiëpëri mundohemi t’i çojmë ne vendet më të mira. Edhe zoti Basha kur i vijnë njerëz i çon tek “Padami”. Të gjitha shpenzimet e delegacionit shqiptar gjatë qëndrimit në Dubai ishin të mbuluara nga kompania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME