Categories Opinion

Unë e sigurova shtëpinë time në ALBSIG, po ti…?

Nga Eglantina Alliaj

Kur diçka ndodh, një fenomen apo ngjarje, sikur ishin dhe tërmetet e fundit që shkundën vendin tonë, atëherë edhe ne na ‘shkundet’ mendja se sa të pasigurtë jemi në gjithçka, nëse jemi të siguruar vet, nëse e kemi siguruar apartamentin, pronën, biznesin apo gjithçka tjetër që posedojmë dhe kemi. Tek ne shqiptarët, kultura e sigurimit nuk ekziston, ose ka pak njohuri, apo edhe mosbesim.

Tërmeti që se provova, por më ndërgjegjësoi.!

Ndodhesha në shtetin anglez për një vizitë familjare, kur lajmet për tërmetet bënë bujë. Normalisht çdo njeri shqetësohet për atë çfarë ndodh me shtëpinë e tij, me apartamentin e tij, nëse e ka të siguruar ose jo. Lexoja lajmet pa fund për panikun, për frikën, dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Pyetja e parë që më drejtuan familjarët e mi ishte: A e ke siguruar shtëpinë tende? Po shtëpitë tona a janë të siguruara? Më pyesin vëllezrit me hezitim. Sigurisht përgjigja ime ishte: Jo. Një jo e shpejtë që më doli nga goja menjëherë pa u menduar gjatë. Dhe që aty vendosa në mendjen time, sa të kthehem në Tiranë, puna e parë që do të bëj do të siguroj apartamentin tim dhe të vellezerve të mi. Dhe kështu ndodhi. Sapo u ktheva ne Tirane ditën tjetër shkova në zyrat qëndrore të ALBSIG. Ajo që më bëri të shkoja në këtë kompani ishte prezenca serioze në treg dhe aftësia paguese e saj. Isha njohur nga mediat me ofertat për sigurimin e apartamenteve dhe unë përfitova dhe nga kjo situatë. Madje vetë profesioni i gazetarit nuk të lë po nis e gërmom rreth informacionit për ofertat e kompanisë duke e krahasuar me tregun edhe me kompanitë e tjera, dhe sipas meje kjo ofertë ishte fat. Një “fat” që në kohët moderne duhet ta kapësh në kohë. Një “fat” që vetëm përmes një shume të hollash të papërfillshme mund të kesh të sigurtë në çdo kohë apartamentin ku banon. Albsig ka një ndërtesë gjigande që tashmë e njohin të gjithe si pallati Albsig, ku përmes së cilës mund të orientohesh dhe vetë, e kam fjalën për ne që jetojmë në Tiranë por, dhe për ata që vijnë, sepse reklamat orientuese janë të mjaftueshme.

Në derë të pret recepsionistja e kompanisë, e cila përmes një telefonate të brendshme thërret përfaqësuesen e Departamentit të Sigurimit të Pronës e konkretisht atë që merej me sigurimin e apartamenteve. Përpara më del një grua që i kishte kaluar paksa të 40-tat. Buzeqeshja e saj ishte arma kryesore që bënte për vete çdo klient. Dhe unë dola menjëherë në temë, pasi iu prezantova. “Kam ardhur për ofertën e sigurimit të apartamenteve, por nuk disponoj një apartament kam disa, edhe të familjarëve ”-i them përfaqësueses së Sigurimit të Pronës.

“Për një apartament me vlerë 100 mijë euro bashkë me orienditë mund ta sigurosh për 50 euro në vit kundrejt sigurimit nga tërmeti, zjarri, vjedhja, rrjedhja e tubacioneve etj”. Kjo ofertë është befasuese për të gjithë ne që kuptojmë vlerën e apartamentit dhe kemi mundësi financiare. Këtë vit përfitova si familje për sigurimin e apartamenteve, për këtë ju bej thirrje dhe ju, të gjithë të njohurve dhe dashamirësve të mi, që të ndërgjegjësohemi dhe ne kundrejt kulturës mbi sigurimet. Kjo thirrje nuk është asgjë përveçse një ndërgjegjësim kundrejt mundit dhe djersës së gjithësecilit prej nesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME