Opinion

Vlerësoi Enver Hoxhën, Ralf Gjoni dënon deklaratën e Bozos: E turpshme, glorifikimi i sistemit komunist

Deputeti i opozitës, Ralf Gjoni, dënoi deklaratat e kryesueses së listës së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, Luljeta Bozo, për sistemin komunist, duke i konsideruar të turpshme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjoni tha se glorifikimi i komunizmit është i papranueshëm.

Gjoni: Mirë është që ta kalojmë një ligj për përmirësimin e Gardës së Republikës. Por mua më shqetëson një gardë tjetër në këtë republikës, garda e bijave dhe bijve të ish regjimit komunist që vazhdon të bëjë ligjin në këtë vend.

Ka penetruar në çdo fushë të vendimmarrjes në vend. Në krye të listës së Tiranës gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozos, e cila pa pikë turpi glorifikon sistemin komunist, ku i madh dhe i vogël i di shumë mirë krimet e asaj kohe. Ka të paktën 2 rezoluta në këtë Kuvend që dënojnë krimet e komunizmit. Të mos i harrojmë ato krime. Me ç’të drejtë kjo zonjë mund të thotë që ‘ajo kohë ka më shumë të mira po t’i vesh në peshore’. Ne sollëm një ligj për lustracionin viten e kaluar dhe ju pa pikë turpi nuk e kaluat.

Deklarata e inxhinieres Bozo se diktatori Hoxha ka pasur më shumë gjëra pozitive se negative shkaktoi një seri reagimesh. Personalitete të rëndësishme dhe me ndikim në opinionin publik dënuan deklaratën dhe i kërkuan PS të distancohet prej saj. Pati nga ata që shkuan deri te kërkesa ndaj PS për ta përjashtuar nga listat Bozon, duke sjellë në vëmendje listën e gjatë të krimeve të komunizmit ndaj popullsisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: