Categories Opinion

Zgjohu Rini! Eshte epoka Jote! Nga Silvana Begaj

Zgjohu Rini! Eshte epoka Jote!

dhe një zë vengon nga lumi,

më buçet, më zgjon nga gjumi,

se mileti po gatitet,

se tirani lebetitet,

se pëlcet, kërcet furtuna,

fryhet vjosa, derdhet buna,

skuqet semani dhe drini,

dridhet beu dhe zengjini,

se pas vdekjes ndriti jeta

dhe kudo gjëmon trumbeta.

ngrehuni dhe bjeruni,

korini dhe shtypini,

katundar’ e punëtorë,

që nga shkodra gjer në vlorë!

Fan Noli

Zgjohu Rini! Zgjohu edhe pse e di qe nuk eshte mengjes, edhe pse ndoshta po zgjohesh vone, perseri te lutem zgjohu! Ti Rini mund ta besh absurden te arritshme! Zgjohu Rini! Zgjohu bashke me mua! Mos me ler te fle me! Zgjohu dhe shiko qe realitetin ti mund ta kthesh ne enderr dhe kur je zgjuar!

Zgjohu Rini dhe me zgjimin tend zgjo dhe Shqiperine dhe rikujtoj qe me pare kishte luftetare dhe heronj, tani aktore dhe spektatore.

Zgjohu Rini dhe kupto qe perpjekjet e brezit te prinderve tane kane perfunduar ne hic ashtu si perpjekjet e kesaj rinie qe po perfundojne ne genjeshter. Zgjohu Rini dhe kupto qe liria aq shume e deshiruar per ne, aty eshte thjesht nje fasade. Zgjohu Rini dhe zgjo dhe gjithe Shqiperine se duke fjetur ke prodhuar aktore te zote dhe i ke quajtur politikane; aq te zote sa na paraqesin nje realitet i cili na le ne gjume. Politikane qe mendojne si bankiere, vetem per para! Por Rini paraja nuk ka atdhe dhe bankieret nuk kane patriotizem! Zgjohu Shqiperi! E dashura ime Shqiperi! E di! Faji eshte i imi qe fjeta aq gjate. Harrova qe gjumi i gjate te çon ne vdekjen e pashmangshme.

Zgjohu Rini! Shiko! Ne qiellin me te erret gjithmone ka yje shprese!

Une e di se dielli do shkelqeje dhe mbi ty Shqiperi! Zgjohu Rini! Zjarri qe ti ke perbrenda eshte me i forte se interesat shkaterruese te atyre qe te duan ne gjume. Zgjohu Shqiperi! Zgjohu per mua! Per mua qe te tradhetova dhe te lash ne gjume duke fjetur bashke me ty . Por, une u zgjova! U zgjova sepse doja Romen me shume se Cezarin! Zgjohu dhe Ti!

Se po te zgjohesh ti Rini ndalon lumenjte, detet dhe liqenet te rrjedhin! Ah po te zgjohesh ti Rini e Shqiperi! Ku ka force qe eshte me e madhe se uragani qe ti krijon kur hap syte dhe zgjohesh! Zgjohu Shqiperi se hajdutet e medhenj po fusin ne burg hajdutet e vegjel! Zgjohu Rini se po quhen dinaket te zgjuar! Zgjohu Rini se ka ardhur koha qe gjuhet e vdekura te qepin sqepin dhe ka ardhur koha Jote! Kur te zgjohesh te lutem zgjo dhe ata te cilet mendojne se jane zgjuar! Me beso! Ata jane me te rrezikshem se ata qe jane ne gjume! Zgjohu se po te vazhdosh te flesh do te jete akoma me vone! Por, te lutem! Mos u zgjo per aktrim dhe filma, por per kauza dhe ideale te pastra! Zgjohu Rini dhe ktheji Shqiperise shkelqimin e merituar qe na ka bere krenar nder shekuj! Zgjohu dhe kur te zgjohesh te lutem mos fli me kurre, se po nuk u zgjove tani rinia jote do kete fluturuar larg. Dhe po te iku rinia e dashur Shqiperia ime atehere Ti nuk do jesh me! Silvana BEGAJ #share #shperndaje

Nga Silvana BEGAJ #share #shperndaje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME