Categories Lifestyle

Parfumi do të zgjasë më shumë me këto truke

Të gjithë dëshirojmë që parfumi të na zgjasë shumë. Ndonjëherë nuk kemi ç’të fusim më para në çantë dhe zgjedhim që “të sakrifikojmë” parfumin duke mos e marrë me vete. Por si ta bëni atë të zgjasë gjatë gjithë ditës, edhe nëse e hidhni vetëm në mëngjes? Më siguri këto truke do t’ju hyjnë në punë, kështu që vëmendje!

Diçka që do t’ju ndihmojë shumë për mbajtjen e aromës për një kohë të gjatë është vazelina, e cila krijon një bazë perfekte për ruajtjen e aromës së parfumit. Aplikoni pak vazelinë në zonat që dëshironi dhe sipër saj spruconi parfumin. Nëse nuk keni vazelinë, edhe hidratuesi do t’ju bëjë punë, transmeton Revista Class. Po ashtu, një truk tjetër është hedhja e parfumit menjëherë pas dushit. Nëse e aplikoni pafrumin në lëkurë të lagur, uji do të bëjë që aroma të zgjasë më shumë. Përveç kësaj, do të shmangni njollat e parfumit në rroba.

Truku numër 3 është paksa i pazakontë, por me një rezultat të mahnitshëm. Spruconi parfumin mbi krehër para se të krihni flokët, kështu aroma e parfumit do të përhapet në flokë dhe ata do të kundërmojnë erë të mirë gjithë ditën. Kujdes, mos e spruconi parfumin direkt në flokë, pasi rezultati mund të mos jetë ai që keni dëshiruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME