Categories Lajme

Pas 4 ditëve në koma, vdes në spital Muçi Shaljani…

Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit, ka ndërruar jetë gjatë natës në ambientet e spitalit. Prej katër ditësh, ai ndodhej në gjendje kritike për jetën, për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe të tjerëve në trup.

Fatkeqësisht, agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe pronari i hotel “RAMEL” në Tiranë, nuk ka mundur të zgjohet dhe gjatë natës ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare.

Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani sapo ishte kthyer nga Barcelona me mikun e tij Gilmando Dani, kur me të zbritur në Rinas ata ranë në një atentat të mirë-organizuar. Mbi dy miqtë u shkrehën më shumë se tre karikatorë kallashnikovi dhe Gilmando Dani ndërroi jetë në vendngjarje, kurse Muçi Shaljani gjatë natës, pas 4 ditësh në koma.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton Policia.

Ai ishte i intubuar sepse kishte marrë 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në pjesën e kokës. Muçi Shaljani, 40 vjeç, merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotel “RAMEL” më Tiranë.

Ai ishte shofer i mjetit luksoz Mercedes Benz S Class dhe pasagjer në vendin e parë kishte Gilmando Danin, i cilësuar si mik i Emiljano Shullazit dhe krahu i djathtë i tij në veprimtarinë kriminale, kryesisht, të gjobëvënies.

Muçi Shaljani ishte rekrutuar me kontratë 3 mujore në AMP dhe pa asnjë procedurë verifikimi.

Ata sapo ishin kthyer nga një udhëtim 4 ditor në Barcelonë dhe pak minuta para vrasjes, kishin marrë mjetin e parkuar në parkingun e Aeroportit të Rinasit dhe ishin nisur drejt Tiranës. Sapo Mercedesi mbërriti në rrethrrotullimin e aeroportit, ra në atentat.

Autorët raportohet se kanë qenë në një makinë me targa greke dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi nga ana e djathtë e mjetit, pasi Gilmando Dani ndodhej në vendin e parë si pasagjer.

Nga breshëria, plumbat kanë përshkruar dhe anën tjetër, duke prekur dhe shoferin Muçi Shaljani. Mjeti luksoz nuk ishte në pronësi të të plagosurit dhe as të viktimës, por i shtetasit Ervis Kosova, i cili njihet gjithashtu për marrëdhënien e ngushtë me anëtarët e grupit Shullazi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME