Categories Lajme

Pas denoncimit të Bashës, këshilli bashkiak i Durrësit merr vendim për familjen në çadër

Pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se familja Gjoka në fshatin Kameras në Manzë jeton prej 10 muajsh në çadër për shkak të dëmtimit të banesës nga tërmeti, këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar vendimin që i jep grant kësaj familje për rikonstruksionin e banesës.

Vendimi i këshillit bashkiak është marrë gjatë ditës së sotme pas denoncimit të kreut të PD-së, i cili vizitoi nga afër disa familje në fshatrat e qytetit bregdetar që jetojnë prej 10 muajsh në çadra.

Në vendimin e këshillit bashkiak përfshihet një listë prej 2306 familjesh, përfshirë edhe familjen Gjoka. “Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së katërt me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, thuhet në pikë 5 të vendimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME