Categories Lajme

‘Po rregulloja WC-në kur erdh­ën”, 46-vjeçari tregon si e akuzojnë për ndërtim pa leje

“Nuk e kam idenë se përse më erdhi policia në shtëpi”, pohon Martin Zhivani, i cili i priti mysafirët e beftë teksa po rregullonte një avari në shtëpi. Por, 46-vjeçari që jeton me qira pranë Yzberishtit është një ndër dy qytetarët që mesatarisht referohen pranë Prokurorisë për akuzën e ndërtimit pa leje. Burri nga Tropoja tregon “me profesion jam murator, pra punëtor i thjeshtë. Banja në shtëpi ishte e amortizuar dhe nga frika se mos pikonte te komshinjtë poshtë, nisa të kryej punimet në WC. Bleva çimento dhe fillova të bëj llaçin vetë në shtëpi, pasi nuk kam lekë për punëtorët. Fillova të rregulloj banjën. Pastaj u kujtova se edhe tenda që ishte bërë sanduiç për shkak të kushteve klimaterike ishte dëmtuar. Vendosa ta ndërroj edhe tendën e diellit pasi gjithë shiu hynte brenda”.

I akuzuari shton se befas në banesë kishin trokitur uniformat blu. Martini: U habita se përpara se të nisja rregullimin e banjës, shkova në Njësinë numër 6 dhe ata vetë më thanë se këto rregullime i përmban neni gjashtë dhe se nuk është e nevojshme për leje. Të njëjtën gjë i thotë policisë edhe bashkëshortja e të dyshuarit Adela Zhivani, e cila nga ana tjetër insiston se për vendosjen e tendës së diellit nuk duhet leje.

Kur thuhet “ndërtim pa leje” menjëherë mendohet se dikush po shton katet njëra pas tjetrës, apo se dikush po ndërton një shtëpi pa leje. Por çfarë po ndodh në të vërtetë? Si asnjëherë më parë Policia ka rritur dozat e ndjeshmërisë ndaj çdokujt që kryen një riparim në banesë. Oficerët plotësojnë dosje pa fund, pasi siç iu është thënë verbalisht, në rast se zbulohet që ndonjërit prej tyre t’i ketë shpëtuar vendosja e një tende apo grile, atyre “u tërhiqet vëmendja” apo vendoset masë. Madje, në një rast në Shkodër dy oficerë policie përfunduan në pranga, pasi nuk kishin raportuar ndërtimet pa leje, që publikisht u konsiderua si favorizim edhe pse në fund hetimet nuk konkluduan të provuara. Po përse?

Ndërsa shtrëngohen rrathët për qytetarë që rregullojnë muret rrethues, çatinë, tendën, sikurse Gazeta “Si” mëson se edhe Pirro Kita është referuar në Prokurori, pasi po kryente punime, riparime pa leje, nuk ndodh e njëjta gjë me subjektet e fuqishme. Informaliteti për të cilin policia po reagon ashpër (edhe pse policia duhet të merret me prioritete të tjera kundër krimit dhe t’ia lërë INUK këtë çështje), është më i lehtë për “peshqit e mëdhenj”, të cilët çuditshëm nuk dihet se si edhe pse sigurojnë leje ndërtimi, po betonizojnë kryeqytetin. Në kushtet kur qytetarët bëhen “shembulli” dhe ndëshkohen të parët, përveç atyre që përfundojnë nën hetim, ka të tjerë që veprojnë me afishim. / Gazetasi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pogradec/ Shkoi për të marrë ilaçet e zemrës, burri humb JETËN në farmaci nga ataku kardiak!

Një person ka ndërruar jetë brenda një farmacie në lagjen nr 17 të qytetit të Pogradecit. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia “masakron” me gjoba 100 mijë lekëshe shoferët e Tiranës

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka vendosur më shumë se 163 gjoba për shoferët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë zjarri pranë “Stacionit të Trenit” në Shkodër…

Në Policinë e Shkodrës është raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri pranë Stacionit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari kapet në aksion grabitjeje, 2 shokët i shpëtojnë policisë

Karabinierët italianë në Malnate të Varese-s, arrestuan një të ri shqiptar nën akuzën e vjedhjes,…

LEXO ME SHUME