Categories Lajme

Pogradec, ndalohen dy persona

Policia e Pogradecit ka arrestuar 2 persona, të shpallur në kërkim për trafik droge. Në pranga përfunduan shtetasit Nexhip Ibrahimllari 37 vjeç banues në Velçan të Maliqit dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës ka dënuar Ibrahimllarin me 12 vjet burgim, kurse Emanuel Çyçllarin me 8 vjet për vepra penale që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike. Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë prej policisë, pasi në fshatin Velçan, Maliq, iu janë gjetur dhe sekuestruar 722 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, ndaj dy të arrestuar rëndon edhe një akuzë tjetër, ajo e kultivimit të bimëve narkotike pasi më datë 20.08.2018, në fshatin Velçan, u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve.

Në atë kohë, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Korçës. Tashmë dy të arrestuarit do të dërgohen në burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorës, është ndarë nga jeta në moshë të re infermerja Kristina Kokaj

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, i moshuari tenton të godasë gruan me sende të forta në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka tentuar të vrasë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME