Categories Politike

14 vite nga ndarja nga jeta e Ibrahim Rugovës, Berisha e krahason me Gandin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar Presidentin e Parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 14- vjetorin e vdekjes së tij. Ai e quan Rugovën, arkitekt të Kosovës së pavarur dhe i krahason cilësitë e tij me ato të Mahatma Gandit, me aftësi të rralla diplomatike, këmbëngulje të palëkundur dhe paqësore.

Por Berisha thotë se kombi shqiptar sot gjendet përballë tradhëtisë së dytë, duke shigjetuar Ramën të cilin e quan ‘vegla e Beogradit në Tiranë’ dhe thotë se tradhëtarët në Tiranë dhe Prishtinë duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

STATUSI I SALI BERISHËS

Nderim arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova! Te dashur miq, me 21 janar te vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosoves te pavarur mbylli syte pergjithmone. Presidenti Rugova do te mbetet dhe nderohet perjete ne historine tone kombetare si burri i shteti qe me trimeri te jashtezakonshme, mençuri dhe vizion te pashoq themeloi ne kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel te shqiptareve ne Kosove.

Ai me kembengulje te palekundur, civilitet dhe aftesi te rralla diplomatike arriti me qendresen e tij paqesore, te ngjashme me ate te Mahatma Gandit qe ceshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves te shnderronte ne nje çeshtje te botes se lire SHBA dhe vendeve tjera te medha. Ai se bashku me luften, gjakun, sakrificen e mijra luftetareve te lirise, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit Sllobodan Millosheviç, arriti te beje realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhetise se dyte te madhe nga vegla e Beogradit ne Tirane, Miladini shqipfoles ne Prishtine dhe Baton Stanishiqi, shqiptaret kudo qe jane duhet te ngrihen ne mbrojtje te Kosoves se lire dhe te pavarur, vepres se pavdekshme te presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijra martireve dhe heronjve te saj te te gjitha kohrave dhe tju japin ndeshkimin e merituar tradhtareve te kombit, argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane. Nderim perjete kujtimit dhe vepres se ndritur te Presidentit Ibrahim Rugova. sb

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME