Categories Politike

Ambasadorja Yuri Kim: Investimet, integrimi dhe mbrojtja e Shqipërisë, tre prioritetet e SHBA

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim me anë të një deklarate të postuar në rrjetet sociale ka treguar edhe tre prioritetet e SHBA në vendin tonë. Kim shprehet se është e privilegjuar që do të shërbejë për SHBA në Shqipëri. Ndër pikën e parë që ajo ka renditur si fokusim të punës së SHBA në Shqipëri është thellimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë. Së dyti sipas Yuri Kim aspirata e SHBA në Shqipëri është që të nxisi zhvillimin demokrat të Shqipërisë për të mbështetur rrugën drejt BE. Së treti Yuri Kim shprehet se do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët

Ndihem thellësisht e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. Për më shumë se dy dekada, kam pasur privilegjin t;u shërbej SHBA si diplomate. Nga Pekini në Bagdad e shumë vende ndërmjet tyre jam përpjekur të forcoj marrëdhëniet e SHBA nëpër Botë. Përgjatë 23 viteve të mia në Uashington kam punuar mbi shumë nga prioritetet tona kyçe të politikës së jashtme duke ndihmuar për të sjellë paqe dhe begati. Jam e kënaqur që vij në Shqipëri, që shënon 100 vjetorin e njohjes se Pavarësisë së Shqipërisë nga SHBA.  100 vjet më parë Presidenti Ëillson kundërshtoi ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj dhe ndihmoi në rrugëtimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve në dhjetor të 1920. Ashtu si SHBA ka mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë mike e SHBA. Jam e privilegjuar të ndodhem këtu sot. Gjatë mandatit tim këtu unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pati do të punoj për të thelluar marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe më e aftë. Së dyti do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në Be. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin. Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët. Po pres me kënaqësi që të njoh Shqipërinë. ” tha Yuri Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME