Politike

Anulohen gjobat ndaj Erion Veliajt

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka shfuqizuar gjobat për kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. KAS-i nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka anuluar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.

Anëtarët e KAS pranuan argumentet e përfaqësuesit ligjor se Bashkia Tiranë e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj menjëherë me krijimin të dhënave në faqen e KQZ-së dhe se shtëpitë e inspektuara për shkak të detyrës si Kryetar Bashkie, janë buxhetuar para 24 dhjetorit 2020, datë kur ka hyrë vendimi në fuqi që ndalon buxhetime të tilla.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e dënoi me gjobë kreun e bashkisë pas ankesës së LSI-së. KQZ-ja e arsyetoi dënimin e Veliajt për mos raportim të aktiviteteve publike dhe për zhvillimin e veprimtarive të ndaluara. Veliaj ka e ka kundërshtuar vendimin e komisionerit Celibashi, me argumentin se po bën punën e tij si kryebashkiak, duke u dhënë shtëpi njerëzve. Veliaj ka akuzuar opozitën, për të cilët thotë se janë ankuar në KQZ që të ulin ritmin dhe të lënë qytetarët pa banesa.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close