OpinionPolitike

Avokat Ngjela bën analizën e fortë: Ja tre.mbur dhe kanë fr.ikë, ja çfarë do bëjnë ndërkombëtarët

Avokati i njohur në vend Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook thotë se në kohën kur ndërkombëtarët kanë dhënë miliona euro për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, të korruptuarit janë trembur dhe janë të bashkuar kundër saj.

Postimi i plotë i Ngjelës

Bashkimi Europian dha 42 milionë Euro për reformën në drejtësi. Gjermania i ka vënë Ramës shtatë kushte, të gjitha për vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria ka 100 vjet padrejtësi dhe vjedhje nga pushtetarët që kanë urryer dhe urrejnë shqiptarët, kurse shqiptarët po presin me ankth vendosjen drejtësisë së munguar në vendin e tyre. Në të njëjtën kohë politika amerikane po kërkon me ngulm fillimin e reformës dhe arrestimin e të korruptuarve të mëdhenj. Të korruptuarit janë trembur dhe janë të bashkuar kundër reformës.

Presidenti i korruptuar shqiptar po shkon drejt shkarkimit, dhe sigurisht që, nga ndërkombëtarët, shkarkimi i Ilir Metës konceptohet si fillimi i procesit goditës antikorrupsion në Shqipëri, kurse, vetë Meta deklaron se “ndërkombëtarët duan të shkatërrojnë Shqipërinë”. Po cilët janë këta ndërkombëtarë? Amerikanët dhe gjermanët janë, por Meta ka frikë t’i përmendë. Por shqiptarët pyesin: amerikanët dhe gjermanët duan të shkatërrojnë Shqipërinë, apo duan të shkatërrojnë korrupsionin shtetëror shqiptar? Në fakt, tani, të gjithë e dinë se gjithçka është ngritur kundër korrupsionit të lartë shtetëror.

Ja kjo është çështja. Por këtu na duhet të shtjellojmë edhe faktin se përse Meta shkatërrimin e korrupsionit shtetëror shqiptar e quan si shkatërrim të Shqipërisë? Në fakt, kështu ka ndodhur me të gjithë abuzuesit e shtetit shqiptar, kur këta janë ndodhur përballë ndëshkimit për abuzim me pushtetin. Të gjithë bëjnë sikur “merakosen” për fatin e Shqipërisë.

Pse, a nuk i u tha Enver Hoxha shqiptarëve se Hrushovi kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, kur ky i tha Hoxhës se ” ti Enver Hoxha duhet të largohesh nga pushteti se ke bërë krime të karakterit stalinian”? Po pse, a nuk na tha Ramiz Alia në vitin 1990 se “amerikanët po duan të marrin pushtetin për të shpërbërë Shqipërinë”?

Dhe, në fund: A nuk e kanë dërmuar tërësisht Shqipërinë këta vjedhës abuzues që tani, me lotë krokodili, po qajnë për varfërinë e shqiptarëve, autorë të së cilës janë pikërisht këta të korruptuar të lartë që kanë 30 vjet që abuzojnë me pushtetin politik në Shqipëri? E pra, kjo është esenca e kohës sonë në pragun e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë, që realisht është abuzues barbar me pushtetin shtetëror në Shqipëri.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button