Categories Politike

Azil në Francë? Kryeministri Philippe: Kërkesat nga Shqipëria të papranueshme

Franca është mëse e shqetësuar nga kërkesat e larta për azil në këtë vend. Asambleja e Përgjithshme franceze me qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron, akoma nuk e ka përcaktuar qëndrimin e saj për çeljen e negociatave me vendin tonë. Kryeministri Edouard Philippe thotë se është e papranueshme që të vijnë kërkesa për azil nga shtetas të vendeve kandidate për në BE.

”Për mua është e papranueshme që shumë kërkesa për të drejtë azili në Francë, vijnë nga vende si Gjeorgjia dhe Shqipëria, që janë kandidate për në Bashkimin Europian. Ne kemi për detyrë t’i zgjidhim situata të tilla. Realiteti është se Zyra Franceze e Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Personave pa Shtet është e tejmbushur nga kërkesat e shumta për azil”.

Vitin e kaluar, Franca regjistroi 123 mijë kërkesa për azil, një rritje prej 22% krahasuar me 2017. Në bazë të të dhënave zyrtare, Afganistani kryeson listën me 10.270 kërkesa, ndërsa më pas vjen Shqipëria me 9690. Për vendin tonë janë pranuar vetëm 175, refuzuar mbi 8 mijë dhe mbetur pezull 3 mijë kërkesa të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME