Politike

Balla krenar për patronazhistët: Ata nuk shkelën asnjë ligj

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në bashkëbisedimin e tij me gazetarët ka risjellë sërish në vëmendjen e të gjithëve rolin e patronazhistëve.

Balla është shprehur se ato kanë pasur një rol të rëndësishëm dhe është i sigurtë që dhe pse hetimet vijojnë nuk ka asnjë shkelje të ligjit në këtë drejtim

Fjala e tij:

“Une do të falënderoj patronazhistët që kanë bërë një punë të shkëlqyer me 25 prillit. Zgjedhjet ishin një sukses për PS-në dhe patronazhistët ishte një procedurë që ndiqet në çdo parti të suksesshme në Evropë. Unë që nga fillimet e mia në politikë këtë strategji e kam gjetur  te partisë fituese si te ajo socialdemokrate në Gjermani dhe partia në SHBA ku fitoi Biden. Asnjë patronazhist i PS-së nuk a shkelur asnjë shkelje ligji, ndërsa çështja në fjalë është hetuar dhe vijon që të hetohet por nuk ka asnjë shkelje”, ka thënë Balla.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close