Categories Politike

Basha: Do hapim 110 mije vende pune, energjia rinovueshme prioritet

Kryetari i PD, Lulzim Basha pati një takim me përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, shpjegoi planin e tij për energjinë, ku fokusi kryesor ishte tek angazhimi i qeverisë së tij pas 25 prillit për të vënë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Basha u kërkoi të bëhen aleatët e tij e të qeverisë për rritjen e punësimit, konkurueshmërisë e rimëkëmbjes ekonomike. “Shumë gjëra duhet të na ndajnë dhe na mbajnë të ndara, por na bashkon misioni i rimëkëmbjes së ekonomisë. Të bëhemi bashkë pjesë e një zgjimi kombëtar. Unë do i qëndroj angazhimit që energjia e rinovueshme të jetë prioritet kombëtar.

Do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë. ” u shpreh Basha.

Basha e quajti 25 prillin ditën kur Shqipëria duhet të presë nyjën gordiane që mban të lidhur problemet. 25 Prilli është dita të presim së bashku nyjën gordiane që mban të lidhura këto problem.25 Prilli është dita ku të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë për të ndryshuar. 25 Prilli është dita ku zgjedhja është shumë e thjeshtë, vazhdohet dot më kështu apo do të ndryshohet ?

Sot nuk keni vetëm pyetjen para jush , por keni edhe arsyet pse 25 Prilli do jetë një ditë ndryshimi dhe fitore për të gjithë, jo thjeshtë për një parti politike apo një koalicion  partish, por për sipërmarrjen shqiptare, për të punësuarit tuaj, për vizionin tuaj, për ëndrrat tuaja të realizuara dhe që mezi I mbani në këmbë dhe për ëndrrat që flenë në sirtarë dhe që nesër do të kenë mbështetjen totale të një qeverie aleate të sipërmarrjes në çdo fushë e në veçanti të energjisë së rinovueshme si një sektor kyç, strategjik që do të përmirësojë cilësinë e jetës, të ajrit, të mjedisit dhe koston energjisë që  prek drejtpërdrejt xhepat e çdo familje shqiptare dhe natyrisht prek ekonominë dhe biznesin në tërësi.”

Gjatë takimit që u zhvillua paraditen e sotme në selinë e PD, Basha shpalosi detaje të programit si dhe mori prej përfaqësuesve të shoqatës edhe adresime shumë  të rëndësishme për këtë sektor me të ardhme sa i përket energjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME