Categories Politike

Basha: Do të abrogojmë ligjin aktual të pronave

Antikushtetues dhe për arsye korruptive. Kështu e konsideron opozita ligjin e qeverisë për shpronësimet. Kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi këtë të dielë programin e tij për pronat, ku fillimisht kërkoi një ndjesë në emër të PD-së për vonesat. Ai tha se pas 25 Prillit do të angazhohet për zgjidhjen e problemeve me pronat.

“Ndaj, qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe i prerë, dhe në nisje të debatit politik për këtë çështje, unë e kam thënë publikisht dhe dua ta përsëris sot edhe një herë publikisht, ju lutem të nderuar pronarë të Shqipërisë pranojeni këtë dhe si një ndjesë, në emër të Partisë Demokratike për vonesat, për problemet me të cilat jeni hasur në rrugën tuaj në kalvarin tuaj 30-vjeçar edhe për shkak të përgjegjësive tona të papërfunduara.

E them këtë me gjithë vetëdijen që jam drejtuar edhe përndjekurve politik, me vetëdijen se as të përndjekurit dhe as pronarët nuk kishin dhe nuk kanë ku ta kërkojnë drejtësinë e munguar këto 30 vite përveçse tek shtëpia e lirisë, kjo është Partia Demokratike.

Edhe sikur disa prej gabimeve dhe shtrembërimeve dhe mosveprimeve mos të kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë, që në fakt kanë ndodhur gjatë disa viteve të qeverisjes tonë, prapë se prapë kjo do të ishte një ndjesë e merituar sepse ne ju kemi dalë zot dhe ne duhet t’ju dalim zot deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politik.

Këtë ndjesë natyrisht e kemi shoqëruar me gatishmërinë tonë për të hedhur të gjitha hapat e nevojshëm politikë dhe pas 25 prillit ligjor dhe financiar për të korrigjuar dhe zgjidhur problemet e shkaktuar gjatë këtyre viteve dhe të akumuluara e të shumëfishuara gjatë qeverisjes së padrejtë dhe grabitqare të këtyre tetë viteve.

Jam po kështu i vetëdijshëm se koha që ka rrjedhur jo vetëm që nuk i ka shëruar plagët por për vetë natyrën e plagës së pronës së tjetërsuar i ka bërë ato më komplekse, kurorat brenda familjeve janë shtuar, proceset e lëvizjeve demografike kanë shkaktuar ndryshime qoftë të hapësirave urbane po kështu dhe atyre rurale. Ndërkohë që babëzia e pa kufi për të grabitur pronën e pronarëve legjitim nuk ka kursyer as majat e maleve e as bregdetin shqiptar”.

Basha tha se programi i tij për pronat është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me shoqatat e pronarëve. Kreu i opozitës premtoi abrogimin e ligjit aktual, ndërsa tha se do të hartohet një kuadër tjetër ligjor i konsoliduar që jep zgjidhje çështjes së trajtimit të pronësisë.

“Ne do të abrogojmë ligjin aktual të pronave. Hartojmë kuadrin ligjor të konsoliduar që jep zgjidhje çështjes së trajtimit të pronësisë. Kuadri i ri ligjor do të reflektojë reflektimin e parimeve themelore të pronësisë. Kthimi i pronës, kompensimi fizik, obligacione në fondet e investimeve publike. Garantimi dhe respektimi i titujve të pronësisë referuar një vendimi i formës së prerë administrative apo gjyqësor. Garantojmë ekzekutimimin e veprimeve përfundimtare të kompensimit të pronës të pa ekzekutuara.

Përfshirja në fondet e kompensimit fizike të pronave të konfiskuara për efekt të ligjit anti-mafia. Kërkesat e pa trajtuara do t’i nënshtrohen ligjit në kohën në fuqi në kohën e depozitimit të kërkesës në agjenci. Kërkesat e reja që nuk janë paraqitur më parë do të trajtohen në frymën e ligjit të ri. Drejtësia është në themelin e çdo veprimi të mirëqeverisjes. Me përfundimin e legalizimit, garantojmë pronarët kompensimin e plotë dhe të drejtë të pronës”, tha Basha./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME