Categories Politike

Basha “fal” Berishën për akuzat: Jam i gatshëm ta takoj dhe t’ia sqaroj vendimin që kam marrë

“Ndiej dyfish dhimbje nga deklaratat e zotit Berisha”. Kështu u shpreh kryedemokrati Basha ditën e djeshme, pasi më herët ish-kryeministri Berisha hodhi akuza të forta ndaj tij, duke thënë se Basha dhe Rama kanë një marrëveshje me njëri tjetrin. Por në takimin e sotëm me  kryetarët e degëve të PD-së, Basha u shpreh se është i gatsghëm ta takojë Berishën dhe t’ia sqarojë vendimin që mori për përjashtimin nga Grupi Parlamentar.

Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë.

Por vendimi është do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore. Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti.

Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë” u tha Basha, kryetarëve të degëve të PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME