fbpx
Politike

Basha i kujton Ramës “Pesë propozimet” për zonat e prekura nga tërmeti: Të ndalim futjen e Durrësit në “dimër ekonomik”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kujtuar edhe njëhërë kryeministrit Rama, pesë propozimet që kjo e fundit duhet të marrë parasysh sa i takon zonave të prekura nga tërmeti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeopozitari tha se tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në Durrës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë që të ndal ‘dimrin ekonomik’ në këtë qark.

REAGIMI I BASHËS

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.
Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button