Categories Politike

Basha i prerë: Berisha ju ka mashtruar, mbajti të fshehtë shpalljen non-grata nga SHBA

Teksa na ndajnë shumë pak orë nga protesta e 8 janarit, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat. Ai tha për gazetarët se që prej shtatorit të vitit të kaluar PD-ja ka nisur aksionin e saj të pakomprimisë drejt finalizimit të luftës për të shembur regjimin e Ramës.

“Të dashur demokrate dhe demokratë,
Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rrëgjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më korruptuari e më i kriminalizuari në rajon. Nismat tona parlamentare për hetimin e vjedhjeve me aferat e incenerarorëve. Hetimin e megaskandaleve ne seri të kësaj qeverie dhe të masakres zgjedhore të 25 prillit; Propozimi ynë për Vetingun e politikanëve;
Konceptimi dhe avancimi prej nesh i një reforme kushtetuese, jetike për çlirimin e demokracisë nga kapja prej një grushti politikanësh autokratë, të cilët kanë ndërtuar edhe përmes kushtetutës, mekanizmat e perjetësimit të pushtetit dhe të pasurive të tyre korruptive. Përballja jonë me kastën tridhjetëvjeçare që ka themeluar dhe mban në sistem korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe gërryerjen e demokracisë përmes manipulimit të zgjedhjeve.

Të gjitha këto kanë e kanë tronditur më fort se asnjëherë tjetër sistemin e kalbur, dhe kanë ngjallur si asnjëherë tjetër shpresën se një epokë e re po troket: Epoka e sundimit të ligjit e jo e pashallarëve dhe bajraktarëve politikë, epoka e një drejtësie efikase ku krimi dhe korrupsioni dënohen e nuk drejtojnë vendin, epoka e Shqipërisë normale të zhvillimit, drejtësisë, dinjitetit dhe mirëqenies. Në Kuvendin tonë të 18 dhjetorit ne avanacuam me vendimet e nismat tona për një Parti Demokratike të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni brenda nesh, me bindjen se si është PD sot do të jetë Shqipëria neser.”, tha Basha. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se PD do të vazhdojë me bindjen se është e vetmja forcë për ti dhënë fund regjimit të kryeministrit Edi Rama. Basha theksoi se kushdo që shpallet non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhet në funksione drejtuese në PD.

‘Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka  venë në shënjestër regjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies. Ne e kthyem në standard se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD.

Ne i kemi hequr çdo alibi Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen e tij të korruptuar deri ne palcë, të ambalazhuar me estradë, cirk, mashtrime dhe batuta  të dala boje tashmë. Ne do të vazhdojmë si protagonistë të ndryshimit, me bindjen se jemi forca e vetme politike që mund ti japë fund dhe do ti japë fund regjimit të Edi Ramës. Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori  kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën,  kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë.  Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA.  Ka një pikë kur boll është boll’, tha Basha.

“Unë dua t’u drejtohem sot të gjithë demokratëve, e sidomos atyre që kanë dashur me sinqeritet thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, të cilin Kryesia e PD-së e thirri në datë 18 dhjetor edhe në reflektim të kerkesave të tyre.
Pa dashur të përsëris çfarë kam thënë disa herë rreth përpjekjeve të mia për të gjetur bashkë me Sali Berishën zgjidhjen me të mire për PD në radhë të parë, por në bindjen time edhe për atë vetë, përpjekje që rezultuan të pasuksesshme, e ndjej si detyrim politik e njerëzor tju them:

-Sali Berisha ju ka mashtruar kur në nisje të lëvizjes së tij për të marrë e shndërruar Partinë Demokratike në bunker antiamerikan pas shpalljes së tij non grata, ju tha se unë kam shkelur statutin sepse nuk e kam votuar në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar vendimin e pezullimit të tij. Në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se megjithë diversionet e parreshtuara të Sali Berishës, Kryesia, Këshilli Kombëtar përfshirë Grupin Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur më 18 dhjetor, si dhe shumica e demokratëve kanë vendosur t’i qëndrojnë me vendosmëri qëndrimeve zyrtare të PD-së për korrupsionin dhe përcaktimin non grata të SHBA-së dhe të zbatojnë në partinë tonë atë që kemi kërkuar prej vitesh nga të gjitha institucionet shqiptare.
-Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është shpallur non-grata nga SHBA, në një kohë kur motivacioni ka qenë dhe është i qartë për çdokënd që nuk ka dëshirë të gënjehet. Shpallja non grata si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon.

Kushdo ka mundësi të qartesohet  përmes shembujve konkrete për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të  personave të shpallur non grata dhe sipermarrjeve që i mbeshtesin.

-Sali  Berisha   ka mashtruar  me perpjekjet  e tij të vazhdueshme për tua mbajtur të  fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin një disa insituticione e agjenci  ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamanti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit, dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit.
-Sali Berisha, duke njohur mirë ndjenjat proamerikane të shumicës dërmuese të demokratëve dhe popullit shqiptar, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë me sa  ka mundur deklaratat  e qarta e të përsëritura të përfaqësuesve të  SHBA dhe Presidentit Biden se  SHBA do të ndërprese çdo marrëdhenie me një PD të  drejtuar nga një e person non grata, cilido qoftë ai. Sali Berisha  ju ka mashtruar  e ushqyer me iluzione sikur  non grata amerikane  është një vendim politik i një administrate  që mund të hiqet nga administrata tjetër, dhe jo një vendim institucional që piqet për shumë kohë dhe merret përmes bashkëpunimit e bashkërendimit të  shumë institucioneve e agjencive të zbatimit të ligjit. Shpallja non grata për korrupsion nuk  i është hequr kurrë, askujt.
-Sali Berisha është treguar gënjeshtar me ju duke e përjashtuar veten e tij nga vendimarrjet me të rendësishme të PD-së gjatë tetë viteve tona në opozitë, në një kohë kur ai ka qene pjese e vendimarrjes madje edhe duke i paraprirë me deklarata mediatike, dhe me protagonizmnin e tij rivalizues me institucionet e zgjedhura te PD. Unë kam pranuar përgjegjësitë e mia për ketë situatë, por Sali Berisha nuk mund të bëjë sikur ka qenë në ndonjë ishull prej nga u kthye pas tetë vjetësh.

-Sali Berisha ju ka mashtruar keq duke gënjyer, trilluar e shpifur pa hesap kundër meje, pa paraqitur asnjë fakt a provë sado të vogël, e gjithë kjo që të mbledhë pas vetes mbështetës e të bëjë turmën e karshillëkut kundër SHBA dhe të hedhë demokratët kundër njeri tjetrit..
-Sali Berisha ka shpërdoruar vullnetin e atyre demokratëve që firmosen për thirrjen e një Kuvendi  të Jashtëzakoshëm të PD-së, duke mos lejuar  kalimin e  firmave të  tyre  në rrugën ligjore që përcakton kushtetuta e Partisë.”, tha Basha në mbyllje të fjalës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME