Categories Politike

Basha mbështet protestën tek Unaza e Re: Jam i tronditur, banorëve iu ushtrohet terror

Lulzim Basha u shpreh për mediat pas takimit me banorët e Unazës së Re që do tu prishen shtëpitë, se ndaj tyre po ushtrohet terror psikologjik.

Sipas kreut të opozitës, banorët nuk janë lajmëruar për shembjen.

Sipas Bashës, Edi Rama dhe Erion Veliaj duan të pastrojnë paratë e drogës me paratë shumëkatëshe.

“Te jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera. 

Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë, të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik. Ikni se do t’u shembim shtëpitë!

Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet.

Pse? Se Rama dhe Veliajn kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë.” – u shpreh Basha.

Sipas kryedemokratit, Rama dhe Veliaj duan t’i largojnë njerëzit pa i dëmshpërblyer dhe duan të pasurojnë një grusht oligarkësh.

“Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajëmruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar. Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësja të keqeje që po ndodh këtu!” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME