fbpx
Politike

Basha me sipërmarrësit e vegjël në Tiranë: Ka vetëm një zgjidhje, qeverisje normale!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me biznesin e vogël në vend, i cili është goditur nga kriza e pandemisë së koronavirusit. Sot, kreu i PD është ndalur në Njësinë Nr. 11 në Tiranë, ku është takuar me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël, duke dëgjuar shqetësimet e tyre për krizën e thellë ekonomike.

Mes të tjerash, Basha është shprehur se Edi Rama ka braktisur shqiptarët gjatë dhe pas pandemisë duke mos ofruar asnjë ndihmë konkrete. Mesazhi i Bashës: Në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë u takova me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të shqetësuar për krizën e thellë ekonomike që ka prekur familjet shqiptare.

Edi Rama i braktisi shqiptarët si gjatë dhe pas pandemisë duke mos ofruar asnjë ndihmë konkrete, duke i varfëruar dhe më shumë qytetarët e duke çuar drejt falimentit biznesin e vogël. Kriza e thellë ekonomike ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek shqiptarët dhe një qeverisje normale. Ne do t’i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të rritur mirëqënien dhe për të ulur papunësinë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button