Categories Politike

Basha me të rinjtë në Kukës: Arsimimi dhe punësimi, prioritetet tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me disa të rinj në qytetin e Kukësit. Gjatë bisedës me kryetarin Basha, të rinjtë, kryesisht gjimnazistë dhe studentë treguan vështirësitë me të cilat përballen në shkollimin e tyre. Shumica e tyre treguan se situata ekonomike ka qenë pengesa kryesore në këtë sfidë madhore të të rinjve të qarkut më të varfër të Shqipërisë, ku të rinjtë janë detyruar të largohen jashtë vendit.

“Unë dje isha duke parë disa foto dhe ajo që më bëri përshtypje ishte një foto para 7-8 viteve ishim 12 shokë, dhe kemi mbetur vetëm unë dhe një shok tjetër. Domethënë këta 10 kanë marrë rrugët e kurbetit, ilegalisht janë larguar, disa me borxhe disa me rrezikim, por largohen sepse nuk gjetën një vend pune dhe pas mbarimit të studimeve. Unë kam një pyetje që çfarë programi ka Partia Demokratike, opozita domethënë, për kur një njeri do të marrë një biznes se çfarë do t’i suportohet, çfarë partneriteti do t’i ofrohet?”, tha një prej të rinjve.

Pasi dëgjoi të gjitha, Basha tha se emigracioni është një plagë e madhe për gjithë Shqipërinë. Sipas kreut të demokratëve, dy janë prioritetet kryesore që i detyrojnë të rinjtë të largohen, kushtet e papërshtatshme të arsimit, kushtet e papërshtatshme të jetesës.

Lulzim Basha: E para, sa i përket emigracionit. Emigracioni i të rinjve është plaga e hapur e Shqipërisë. Dy janë prioritetet kryesore që i detyrojnë të rinjtë të largohen. Kushtet e papërshtatshme të arsimit, kushtet e papërshtatshme të jetesës ku përsfshihet mundësia për punësim dinjitoz dhe kushtet e tjera që nga strehimi, mundësitë për të krijuar një strehë për familjen e re dhe stabiliteti, kushtet për arsimimin e fëmijëve, e tjera e tjera.

Pra, dy janë kryesoret, arsimimi dhe punësimi i të rinjve. Të dyja këto janë të lidhura me detyrat e qeverisë. Një qeveri që i bën detyrat e saj e ka prioritet absolut rritjen ekonomike. Ne kemi pasur një plan të detajuar hartuar nga ekspertët më të mirë për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Që nga ulja e taksave të cilat janë më të larta në rajon tek çmimi i përballueshëm i naftës dhe i energjisë, kush më mirë se ju në Kukës e bën krahasimin me çmimin e naftës në Kosovë. E duke vazhduar me stimuj të tjerë, duke bërë të mundur që ekonomia shqiptare të dalë nga kriza, ta marrë veten dhe të krijojë vende të reja pune. Me një investim të huaj në fushën e teknologjisë e informacionit, rinia e Kukësit, rinia e Shqipërisë mund të sigurojë vende pune me paga të larta. Ju thoni çfarë duhet të bëjë qeveria? Të bëjë detyrën e saj që nuk po e bën sot. Do të bëjë politika ekonomike që do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe do ta frenojnë atë.

Do të krijojë mundësi për konkurrencë të ndershme, dhe jo monopole ku e gjithë Shqipëria është në duart e katër- pesë njerëzve. Do ta konsiderojë arsimin e lartë një prioritet absolut dhe do të bëjë të mundur që universitetet shqiptare të kthehen në promotorë të brezave të mirëshkolluar, promotorë të zhvillimit, të dijes dhe të kulturës. Do të bëjë të mundur, pra, që kur ta shohin hartën e Ballkanit investitorët e huaj, në veçanti europian që tani po ristrukturojnë investimet e tyre edhe per shkak të krizës globale, por s’dua ta kthej në leksion.

Të thonë këtu, këtu në Shqipëri do të vijmë. Këtu është klima më e mirë fiskale. Këtu është rinia. Këtu është qeveria që do të na përgjigjet për trajnimin e rinisë, për ato vende puna që duam të hapim. Këta janë populli që mësojnë gjuhët e huaja. Këtu do të shkojmë të investojmë kapitalin tonë. Por që të binden që ta bëjnë këtë, na pret një punë e madhe dhe unë ju them jam i gatshëm bashkë me ekipin tim të kemi planin, të kemi vullnetin, të kemi vendosmërinë për ta bërë atë plan realitet. Por natyrisht më duhet ndihma juaj. Më duhet mua sot, nesër i duhet Shqipërisë ndihma juaj.

Kjo është dicka që do ti shkojmë në krye me sukses vetëm kur të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Kur ne të bëjmë detyrat tona si qeveri dhe jut ë na përgjigjeni duke bërë detyrat tuaja dhe sipërmarrja të bëjë detyrat e saj. Kështu do t’I bëjmë gjërat realitet, siç kemi bërë realitet rrugën e kombit kur se besonte askush dhe koha e udhëtimit Tiranë-Kukës është një nga më të shkurtrat në Shqipëri, siç kemi bërë realitet heqjen e vizave kur se besonte askush ku shqipëtarët rrinin me orë të tëra para ambasadave dhe prapë nuk merrnin dot vizën për të vizituar fëmijët. Unë e di si nga përvoja e fisit tim, edhe nga përvoja që kam dëgjuar këtu në Kukës para heqes së vizave kishin 6, 8, 10, 12 vjet pa i parë fëmijët e tyre.

Do të bëjmë shumë më shumë, sepse nuk na mungon asgjë. Juve nuk ju mungon dëshira dhe vullneti për të ecur përpara dhe mua kjo më motivon dhe më frymëzon mua dhe ekipin tim na frymëzon, mbi të gjitha dhe para së gjithash kjo energji që shoh gjithmonë sa herë takoj të rinjtë e të gjithë Shqipërisë. Natyrisht edhe dhimbja e vuajtja e juaja dhe e prindërve tuaj, edhe ajo na motivon që ti japim fund një orë e më parë ta largojmë këtë të keqe dhe të bashkohemi për ta kthyer në potencialin më mahnitës së Shqipërisë, në mundësi për gjithësecilin prej jush.

Pa diskutim kjo do të përkthehet edhe në gjërat e përditshme. Si ka mundësi që një vend të paguajë qindra mijëra dollarë për të blerë lap-top edhe kompjutera kryetari i bashkisë dhe nga ana tjetër të kemi shkolla ku fëmijët apo nxënësit, apo maturantët, apo gjimnazistët detyrohen të paguajnë nga buxheti i varfëruar i familjeve të tyre për t’u ngrohur? Kjo është e papranueshme. Këto janë dy realitete të papajtueshmë me njëri tjetrin dhe e vetmja mënyrë për ti pajtuar është që paratë që i bëjnë rrush e kumbulla, me shpenzime luksi, me shpenzime të panevojshme të shkojnë mbi të gjitha aty ku ka më shumë nevojë shqiptari sot, shëndeti, ekonomia, natyrisht edhe gjendja e shkollave që nga ngrohja tek higjena edhe gjithçka tjetër. Ju falenderoj nga zemra, dhe kam bindjen që së bashku do t’i lëmë pas këto kohë të këqija, dhe do të bëjmë më të mirën për vendin tonë, për familjet tuaja dhe për gjithë shqiptarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME