Politike

Basha: Misioni im/ Do të anëtarësojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë të ditur tashmë se misioni i tij si kryeministër do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në spotin e fundit të PD për zgjedhjet e 25 prillit, Basha thekson se siç anëtarësuan Shqipërinë në NATO dhe liberalizuan vizat do të bëjnë realitet edhe futjen në BE. Kryedemokrati thekson se ai e di si arrihet kjo dhe u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen me të për ta bërë realitet.

“Ne e kemi gati vendin për në familjen evropiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza, tani është koha të ecim të sigurt drejt qëllimit tonë të përbashkët, anëtarësimit në Europë.

Unë e di si arrihet kjo. Bashkë mund ta bëjmë këtë realitet. Bashkohuni me mua!” shprehet Lulzim Basha ndër të tjera. “Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian,” shkruan kryedemokrati krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: