Categories Politike

Basha në Mamurras me vullnetarët e FRPD: Të vetmit që shpërndajnë ndihma prej 2 javësh

Kreu i PD-së, Luzlim Basha takoi vullnetarët e FRPD në Mamurras, ku tha se 8 dhjetori nuk është një ditë feste, por një ditë solidariteti.

Sot është Dita e Rinisë, siç e keni parë, ne nuk kemi organizuar një festë, sepse nuk është koha për festë, por ju uroj gëzuar Ditën e Rinisë të gjithë të rinjve që kanë ndihmuar. Shumë prej djemve që janë këtu, kanë qenë që orën e parë në rrënoja, duke gërmuar me duar në operacionet e kërkim shpëtimit dhe që nga ajo ditë e deri më sot nuk kanë pushuar asnjë orë për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Po hyn java e tretë e fatkeqësisë, gjithçka duhet të ishte e organizuar dhe e mirëkoordinuar nga shteti, por për fat të keq, akoma janë në dorë të vullnetarëve. Për fat të mirë, ju po e bëni këtë punë si askush tjetër. Duhet të jeni krenarë, se po lehtësoni, me sa mundeni vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra njerëzve dhe për këtë keni nderimin maksimal timin personal dhe të të gjithë shqiptarëve”,– u shpreh Basha.

Në ditën e 8 Dhjetorit, Basha u shprehu të rinjve mirënjohjen për kontributin e tyre në këto ditë të vështira për qindra familje në nevojë.

Po hyjmë në javën e tretë të fatkeqësisë dhe nuk kanë parë asnjë njeri me sy, jo më ndihmë. Janë familje nga më të varfërat në Shqipëri. Ju e keni bërë diferencën, nëse do të flenë me barkun plot apo me barkun bosh fëmijët e kësaj zone. Nëse do të kenë ftohtë, do të kenë një batanije më shumë, do të kenë rroba më shumë apo jo. Duhet të jeni krenarë siç jam unë krenar, në veçanti sot që është edhe dita juaj, është dita e rinisë, Gëzuar Ditën e Rinisë!”– tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME