Politike

Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Aspiratën për ndryshim e mishëron vetëm PD

Kryetari i Partisë Demorktike,  Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e  Këshillit Kombëtar ku ka kërkuar bashkim nga demokratët.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së u shpreh se përpara i pret një sfidë e madhe, teksa ka shtuar se nuk duhet harruar mbështetja që morën nga shqiptarët dhe demokratët në zgjedhjet e 25 prillit. Më tej, Basha thekson se aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë.

Lulzim Basha: Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë.

Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: