Categories Politike

Basha: PS e Shkodrës drejtohet nga Tom Doshi, ja kush mbledh vota për të

Pas mbledhjeve të fundit të degës lokale të Partisë Socialiste në Shkodër, ku u bënë paraprakisht propozimet për kryetar të Këshillit Bashkiak në Shkodër para konstituimit të këtij këshilli, ka ardhur edhe një reagim nga ana e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas Bashës, PS në Shkodër ka vendosur sipas dëshirës së deputetit Tom Doshi, dhe se ky i fundit drejton këtë parti.

Kryedemokrati përmes një postimi në rrjetet sociale, nxjerr edhe emrin e një tjetër personi, që sipas tij, ka siguruar votat në Velipojë dhe që është ortak i Tom Doshit. Bëhet fjalë për Pëllumb Gjokën ku sipas Bashës mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës. Sipas Bashës Rama është vetë krimi në vend dhe përbën rrezik daj duhet larguar.

Kujtojmë se ditën e djeshme mes tensionesh të krijuara nga PD u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës  ku kryetare e këtij Këshilli është zgjedhur Brisela Kadia me 42 vota pro, ndërsa dy prej tyre janë shpallur të pavlefshme. Po ashtu në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e tjerë. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj. Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

Reagimi i plotë i Bashës:

Dje mbarë opinioni publik u njoh me debatin mes kupolës së PS në Shkodër nga ku del qartë se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi, dhe se votat për partinë e Edi Ramës i siguron krimi i organizuar.

Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste.

Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave. Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj.

Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin.

Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut.

Dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.

Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. ShqipëriaSiEuropa HajdutiPsiqik RamaIk.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME