Categories Politike

Berisha i përgjigjet Yuri Kim

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në “Foltoren” e zhvendosur në Fier këtë pasdite se i ka këkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen në vitin 2017. Berisha iu përgjigj edhe ambasadores së SHBA Yuri Kim pas deklaratës të bërë pak ditë më parë te Zëri i Amerikës. Ai tha se nuk i ka pranuar kushtet e ambasadores për t’u larguar nga Kuvendi, duke shtuar se mandati nuk është i tij por i qytetarëve që e kanë votuar.

“A mund të jem unë dakord me reformën e Sorosit. Kurrën e kurrës. Ambasadorët rendin pas tij se është i gjithëfuqishëm. A mundemi të heshtim për interesat tona? Kurrën e kurrës. Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në radion e Zërit të Amerikës se habitet se si njerëzit bëjnë të paditurin. Zonja ambasadore i ke thënë Lulzim Bashës se Berisha e di që kemi dosje por ai nuk i beson ato dosje.

Nga e di që ka dosje. DASH ka deklaruar se sekretari i shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të organizatave dhe mediave, raporte të qeverisë Edi Rama. Ato janë të tëra shpifje. Edi Rama ka çuar me dhjetëra vendime të qeverisë. Të gjitha i ka kthyer prokuroria e tyre si pa asnjë bazë. Më ka thënë se dorëzove mandatin do të dënojmë fëmijët. Do dënojnë PD-në. Do dënojnë Shqipërinë.

Të gjitha t’i marrin mandatin nuk e dorëzoj. Nuk është i imi, është i qytetarëve shqiptarë. Edhe në Tiranë edhe këtu edhe kudo unë do kërkoj falje. Me qindra mijëra prej jush keni mbështetur Bashën prej mbështetjes që i ka dhënë Sali Berisha.

Kjo është e vërtetë e pamohueshme. Por ka një të vërtetë. Çdo gjë që keni menduar ju për të, Lul Bashës ia ka thënë pa nxjerrë autorin. I kanë thënë në 2017 zotëri jep dorëheqjen. I kam thënë me këto që ke bërë ti nuk ngrihesh më. Sepse ti bërë kauzë me Edi Ramën dhe nxore Ilir Metën në opozitën. Ne dolëm shtojcë e Edi Ramës. Erdhët këtu te ju. Kam ndjekur mitingun, kam thënë ne do fitojmë zgjedhjet. Në krye të javës i thotë Edi Rama”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME